Flash

Marotta presidenti i Inter, zgjidhet edhe bordi i ri zikaltër: kush janë njerëzit e Oaktree

Lapsi.al 4 June 2024
Marotta presidenti i Inter, zgjidhet edhe bordi i ri zikaltër: kush
Interi i Oaktree merr formë, në të gjithë linjën e saj drejtuese. Beppe Marotta është emëruar presidenti i ri i klubit, ndërsa tashmë janë emëruar anëtarët e tjerë të bordit të drejtorëve të zikaltërve.

MAROTTA PRESIDENT I INTER

Pasi e mohoi këtë mundësi për një kohë të gjatë, Beppe Marotta bëhet presidenti i ri i Inter. Oaktree ka vendosur t'i besojë klubin njeriut që deri tani kishte mbajtur rolin e Adminuistratorit të Deleguar. Me shumë mundësi është zgjedhja e duhur, edhe pse zikaltrit kanë humbur një njeri kyç në tre vitet e fundit në zonën sportive e administrative. Marotta bëhet kështu presidenti i njëzet e dytë në historinë e Inter, i dyti pas Facchetti që bëhet president pa e zotëruar klubin. Lexo më tej: Ditë historike për Inter: Oaktree frutet në seli e përcakton linjën e projektit të tij tre-vjecar

NOMINOHET EDHE CDA-ja E RE

Së bashku me emërimin e presidentit, Oaktree nominoi edhe propozimet e saj për Bordin e Drejtorëve të Inter. Bordi i ri i Drejtorëve do të përbëhet nga: Alejandro Cano (Managing Director e Co-Head Europe për strategjinë Global Opportunities të Oaktree) Katherine Ralph (Managing Director për strategjinë Global Opportunities të Oaktree) Renato Meduri (Senior Vice President për strategjinë Global Opportunities të Oaktree) Carlo Ligori (Associate për strategjinë Global Opportunities të Oaktree) Delphine Nannan (Senior zv.President për zyrën e Oaktree në Luksemburg) Fausto Zanetton (AD i Tifosy Capital & Advisory) Konfirmohen ndërkohë Alessandro Antonello, Carlo Marchetti e Amedeo Carassai, përveç Beppe Marotta. Nominimet e reja të Oaktree marrin vendin e drejtuesve kinezë të Suning që shoqëronin Zhang.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI