MOURINHO DËRRMON ROMËN E TOTTENHAM
Trajneri portugez fluturoi për në Stamboll pas finales së Champions League dhe fitoi dashurinë e tifozëve të klubit të tij të ri, të cilët me të në pankinë shpresojnë të fitojnë titullin (këtë vit të fituar nga Galatasaray) dhe ndoshta shpresojnë në një rrugë të rëndësishme europiane. Nga kanalet sociale të Fenerbahce, Mourinho ka dashur të bëjë të qartë përse zgjodhi skuadrën turke dhe e bën këtë duke e krahasuar me dy skuadrat e tij të fundit: Tottenham dhe Roma. Mourinho thumboi pa e rrudhur gojën: "Shtëpia ime është në Londër. Të kem një klub londinez me të cilin të luftoj për vendin e gjashtë, të shtatë, të tetë, të nëntë dhe të përpiqem të bëj mrekullinë dhe të kualifikohem në Europa League: a është kjo ambicia? Të gjithë e dinë që unë e dua Italinë. Të kesh një skuadër në Itali ku duhet të bësh një mrekulli për të fituar një trofe europian dhe të mbetesh gjithmonë në vendin e pestë, të gjashtë dhe të shtatë: a mund të jetë kjo ndonjëherë ambicia ime vetëm sepse e dua Italinë? Të jem në Portugali, të jem në shtëpi, të vizitoj mamanë time çdo ditë: a është kjo ambicje? Ambicja është të luash për të fituar, të ndjesh presionin. Për këtë kam zgjedhur Fenerbahce".José Mourinho reflects on why he chose Fenerbahce. "Being at a London, fighting for 6th, is that ambition? To be in Italy fighting for 5th place, is that ambition?" "Ambition is to play to win. Ambition is to feel the pressure. This is Fenerbahce."pic.twitter.com/nJdqwA14t6
— IM?? (@Iconic_Mourinho) June 3, 2024