Flash

Italia, publikohet lista me 26 lojtarët e Euro 2024: Spalletti rikuperon Barella për debutimin me Shqipërinë

Lapsi.al 6 June 2024
Italia, publikohet lista me 26 lojtarët e Euro 2024: Spalletti rikuperon

Italia e teknikut Luciano Spalletti është zyrtarisht gati për t'u nisur në Euro 2024, ku do të luajnë ndeshjen e parë kundër Shqipërisë. Trajneri italian ka shuar rezervat e tij duke nxjerrë listën me 26 lojtarët e thirrur, që do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian me kombëtaren e kaltër. Tre lojtarë janë shkurtuar nga 29 të pranishmit në Coverciano, por do të qëndrojnë në dispozicion deri një ditë para debutimit kundër kuqezinjve në rast dëmtimi të ndonjërit. Siç pritej, Nicolò Barella është thirrur pavarësisht dëmtimit.

Kështu, Luciano Spalletti ka bërë zgjedhjet e tij për balotazhet e fundit mes lojtarëve që luftojnë për një vend në përfaqësuesen italiane, që do të udhëtojë drejt Gjermanisë. Zgjedhje të vendosuara pak ditë më parë, por të zyrtarizuara vetëm pasi disa situata fizike janë zgjidhur me garanci të shumta nga stafi mjekësor. Rasti më i rëndësishëm ai i Barella, që duhet të rikuperohet për debutimin ndaj Shqipërisë më 15 qershor.

Lexo më tej: Italia e mallkimi i dëmtimeve, Sylvinho fërkon duart: Spalletti thërret zyrtarisht juventinin Gatti

Të tre të përjashtuarit, pra, ishin: portieri i Lazios, Provedel, ndaj të cilit Spalletti preferoi Meret, sapo u kontrollua problemi fizik që kishte para ndeshjes miqësore kundër U-20; mesfushori i Torinos Ricci, i cili humbi sfidën me Fagioli; e Orsolini i Bolonjës, ndaj të cilit tekniku preferoi Zaccagni dhe El Shaarawy.

FUTBOLLISTI    ROLI         SKUADRA

Donnarumma     Portier            Psg

Meret                    Portier            Napoli

Vicario                  Portier            Tottenham

Bastoni                 Mbrojtës        Inter

Bellanova             Mbrojtës        Torino

Buongiorno         Mbrojtës        Torino

Calafiori               Mbrojtës        Bologna

Cambiaso             Mbrojtës        Juventus

Darmian               Mbrojtës        Inter

Di Lorenzo           Mbrojtës        Napoli

Dimarco               Mbrojtës        Inter

Gatti                      Mbrojtës       Juventus

Mancini                Mbrojtës        Roma

Barella                  Mesfushor     Inter

Cristante              Mesfushor     Roma

Fagioli                   Mesfushor    Juventus

Folorunsho          Mesfushor     Verona

Frattesi                 Mesfushor     Inter

Jorginho               Mesfushor    Arsenal

Pellegrini              Mesfushor    Roma

Chiesa                   Sulmues        Juventus

El Shaarawy        Sulmues        Roma

Raspadori            Sulmues        Napoli

Retegui                 Sulmues       Genoa

Scamacca             Sulmues       Atalanta

Zaccagni               Sulmues       Lazio

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI