Flash

Nadal "njofton" 26 të përzgjedhurit e Spanjës: video emocionuese e prezantimit të rivalëve të Shqipërisë

Lapsi.al 7 June 2024
Nadal "njofton" 26 të përzgjedhurit e Spanjës: video
Spanja ka zyrtarizuar 26 lojtarët që do të marrin pjesë në Euro 2024. Njoftimi mbërriti në rrjetet sociale përmes një videoje emocionuese në të cilën Rafa Nadal bënte narratorin ndërsa të gjithë lojtarët u zbuluan nga familjet e tyre përkatëse: nga gjyshërit te prindërit, nga gratë tek fëmijët, por edhe vëllezërit, motrat dhe nipërit e mbesat. Në Euro 2024, Spanja do të jetë një nga kundërshtarët e Shqipërisë, bashkë me Italinë dhe Kroacinë në grupin B. Ndeshja mes kuqezinjve dhe Furive të kuqe është planifikuar për në 24 qershor në Merkur Spiel Arena. De La Fuente shpreson që Nadal të jetëfatsjellës për iberikët, gjë që natyrisht nuk e urojnë Sylvinho, Spalletti e Dalic.

TË GRUMBULLUARIT E SPANJËS PËR EURO 2024

Portierë: Unai Simon (Athletic Bilbao), Alex Remiro (Real Sociedad), David Raya (Arsenal) Mbrojtës: Dani Carvajal (Real Madrid), Jesus Navas (Sevilla), Robin Le Normand (Real Sociedad), Dani Vivian (Athletic Bilbao), Nacho Fernandez (Real Madrid), Aymeric Laporte (Al Nassr), Alex Grimaldo (Bayer Leverkusen), Marc Cucurella (Chelsea) Mesfushorë: Rodri Hernandez (Manchester City), Martin Zubimendi, Mikel Merino (të dy Real Sociedad), Fabian Ruiz (Paris Saint-Germain), Pedri, Fermin Lopez (të dy Barcelona), Alex Baena (Villarreal) Sulmues: Alvaro Morata (Atletico Madrid), Joselu (Real Madrid), Nico Williams (Athletic Bilbao), Dani Olmo (RB Leipzig), Lamine Yamal, Ferran Torres (të dy Barcelona), Mikel Oyarzabal (Real Sociedad), Ayoze Perez (Real Betis)

VIDEO

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI