Flash

Video/ Shqipëria shkon në Gjermani me dy fitore: Bajrami, Manaj e Laçi thyejnë 3-1 Azarbajxhanin

Lapsi.al 7 June 2024
Video/ Shqipëria shkon në Gjermani me dy fitore: Bajrami, Manaj e

Me dy fitore Shqipëria fluturon të shtunën drejt SportCentrum Kaiserau, për tu bërë skuadra e parë që mbërrin në Gjermani për kampionatin Europian, pasi në Haladas likuidoi 3-1 edhe Azerbajxhanin. Sylvinho mund të jetë i kënaqur për performancën e kuqezinjve në miqësoren e dytë dhe të fundit të grumbullimit austriak. Bajrami, Manaj e Laçi vendosën ndeshjen, duke e bërë të kotë golin e Gurbanli. Kuqezinjtë e teknikut Sylvinho kanë treguar soliditet difensiv dhe forcë grupi, ndaj një kundërshtari, që ndryshe nga Lihtenshtejni, luajti kartat e tij dhe provoi në disa raste të impenjonte Strakoshën.

[video width="644" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/06/66633fb6536ba.mp4"][/video]

SI KUNDËR ITALISË...

Sylvinho e kishte interpretuar këtë ndeshje në mënyrën me të cilën duhet të përballet me Italinë në debutimin në Euro 2024. Me titullarët në fushë, me rikthimin e Gjimshitit, por në krah të Ajetit dhe jo Ismajlit, gjërat u bënë të thjeshta në minutën e 11’ kur Bajrami zhbllokoi ndeshjen me një goditje nga distanca, duke kaluar Shqipërinë në avantazh. Shqipëria ishte e orientuar drejt kundërsulmeve të shpejta për të gjetur të papërgatitur mbrojtjen kundërshtare. Në këtë mënyrë, Sylvinho dorëzoi topin, por mori rezultatin.

[video width="644" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/06/666353b3bf7f3.mp4"][/video]

Goli parë i Bajramit erdhi me gjuajtjen e parë drejt portës. Azerbajxhani provoi të reagonte, kishte rastet më të mira, por pa rrezikuar seriozisht. Isajev dhe Husejnov provuan të gjenin kuadratin e mbrojtur nga Strakosha. Ndërsa, në minutën e 38’ Bajrami, tepër i ekzaltuar këtë mbrëmje, shkoi pranë golit të dytë, duke e detyruar portierin në një devijim të vështirë në kënd.

Lexo më tejVideo/ Broja, Asani e Muçi e kthejnë në miqësore: Shqipëria shkërmoq Lihtenshtejnin

[video width="644" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/06/66635560e5127.mp4"][/video]

E njëjta tablo u shfaq edhe në pjesën e dytë, pavarësisht zëvendësimeve që bënë skuadrat. Sylvinho kërkoi të shihte më shumë lojtarë dhe Manaj, Mihaj, Aliji dhe Hoxha morën vendin e Asanit, Brojës, Mitajt dhe Gjimshitit. Azerët shtuan rastet para portës, por u ndëshkuan në 10 minutat e fundit nga kundërzbritjet e shpejta. Manaj në minutën e 81’ bëri 2-0 në asistin e Alijit, ndërsa në të 87’ Laçi mbylli llogaritë. Ndoshta e konsideruan të mbyllur dhe u relaksuan para kohë, sepse në zhvillimet e një goditje këndi Gurbanli e gjeti topin në këmbë për të fiksuar 3-1, që nuk i prish asnjë punë moralit të kuqezinjve.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI