Flash

Video/ Thiago Silva rikthehet aty ku e nisi... te Fluminense: pritet si mbret në Maracanà

Lapsi.al 8 June 2024
Video/ Thiago Silva rikthehet aty ku e nisi... te Fluminense: pritet si mbret
Thiago Silva, ish-mbrojtësi i Milan, Chelsea dhe Paris Saint-Germain, u mirëprit si një hero nga mijëra tifozë të Fluminense. Të gjithë mbështetësit ishin mbledhur në stadiumin Maracana, në Rio de Zhaneiro, për kthimin e brazilianit në klubin ku ai filloi karrierën e tij. "Nuk e keni idenë se sa e veçantë është për mua të kthehem në shtëpi," tha 39-vjeçari, në mikrofonin e stadiumit. Thiago Silva luajti për Fluminense nga viti 2006 deri në 2008, përpara se të transferohej për një karrierë madhështore në Europë. Sipas klubit, 50,000 tifozë ishin të pranishëm, rekord për prezantimin e një futbollisti në Brazil. Thiago Silva ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare, por nuk do të jetë në gjendje të rikthehet për të luajtur para 10 korrikut, data e hapjes së afatit kalimtar brazilian për transferimet ndërkombëtare. Qendërmbrojtësi do të gjejë në skuadër të tjerë protagonistë të futbollit brazilian të viteve të fundit si Marcelo dhe Felipe Melo.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI