Flash

Asllani, e ardhmja në dy fronte: "Sigurisht qendroj te Inter. Do mundohemi të mundim Italinë"

Lapsi.al 8 June 2024
Asllani, e ardhmja në dy fronte: "Sigurisht qendroj te Inter. Do

Fillimisht festimi i titullit kampion, tani kampionati europian si titullar absolut. Kristjan Asllani është në një moment kyç të karrierës së tij. E presin javëve të ngarkuara me Shqipërinë e tij në Gjermani: do të sfidojë edhe Italinë e për rrjedhojë disa nga shokët e skuadrës te Inter. Por mendja shkon gjithmonë atje, te klubi zikaltër nga ku ish-organizatori i Empolit nuk e ka ndërmend të largohet.

“Po, ishte e mrekullueshme të fitoja titullin në derbin me Milan - tha Asllani -. Veçanërisht për dikë si unë që kam qenë gjithmonë tifoz i Inter - ishin fjalët e tij për Sportmediaset -. Arritja tek ylli i dytë na bëri të lumtur. Grupi ishte kompakt dhe i fortë këtë sezon. Shokët e skuadrës më ndihmuan, kam disa lojtarë shumë të fortë para meje, thjesht do të mësoj. Jam në një nga klubet më të mira në botë.

Lexo më tejArmando Broja, e ardhmja te Milan: Gazzetta tregon edhe formulën për ta marrë nga Chelsea

Në 15 qershorin e ardhshëm do të vijë debutimi në Kampionatin Evropian kundër kombëtares së teknikut Spalletti, i fortë nga blloku i lojtarëve të Inter: "Mbërrij mirë në këtë takim, të gjithë thonë me të drejtë se jemi të dënuar në një grup të vështirë si i yni. Kemi pak shanse, e dimë. Por ne kemi fituar pjesëmarrjen tonë, ne do të vendosim zemrën tonë në fushë. Unë jam i lumtur të sfidoj disa nga shokët e mi në Inter. Atyre u uroj më të mirën, ndoshta kalojmë së bashku. Mezi pres ti përball".

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI