Flash

Partizani mbyll pushimet: faza përgatitore në Pogradec dhe tre miqësore në program

Lapsi.al 8 June 2024
Partizani mbyll pushimet: faza përgatitore në Pogradec dhe tre
Partizani, pasi mbylli sezonin me humbjen në ndeshjen titull me Egnatian, deri tani i është përkushtuar merkatos. Zëra në dalje, me tepër se në hyrje, por ku gjithësesi janë përcaktuar numrat dhe rolet nga tekniku Orges Shehi. Por pushimet mbarojnë shpejt dhe të hënën, në 10 qershor, Partizani do të rikthehet në punë për tu bërë gati për prezantimin në Conference League. Një javë në kryeqytet, me punën e organizuar për të kthyer fitnesin dhe për të larguar ndonjë kg të tepërt e pastaj grumbullimi për fazën përgatitore. Klubi ka vendosur për të mos spostohet jashtë kufijve, duke zgjedhur si destinacion Pogradecin, pikërisht për temperaturat më të freskëta që mund ti vijnë në ndihmë lojtarëve në qershorin e nxehtë. Të kuqtë do të nisen në Pogradec, në datë 17 qershor dhe do të qendrojnë aty deri në datën 3 korrik. Kohë e mjaftueshme për të rritur formën dhe përmirësuar aspektet taktike përpara debutimit Europian. Gjatë qendrimit në Pogradec, të kuqtë kanë programuar edhe 3 ndeshje miqësore me Llapin, Strugën e Shkëndijën e Tetovës, që do ti lejojnë teknikut Shehi të kuptojë më shumë në lidhje me lojtarët dhe formën e tyre.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI