Flash

Botërori për Klube, ECA nxjerr bllof pretendimin e Ancelottit: "Skuadrat tona do jenë në fushë"

Lapsi.al 11 June 2024
Botërori për Klube, ECA nxjerr bllof pretendimin e Ancelottit:

Pas Real Madrid, edhe ECA, shoqata e klubeve evropiane, distancohet nga fjalët e Carlo Ancelottit. Trajneri kampion Europës në fuqi i ishte referuar në një intervistë për 'Giornale' (më pas pjesërisht të tërhequr) se kishte klube të tjera të gatshme për të braktisur Botërorin e Klubeve, por nuk do të jetë kështu. Nga 12 klubet evropiane të kualifikuara, vetëm Real Madrid nuk është pjesë e ECA-s, ndërsa Juventus ka vendosur t'i bashkohet organizatës pasi është larguar nga planet për të nisur një Super League Europiane. Këtë e raporton BBC.

Burimet e ECA-s theksojnë se organizata dhe klubet e saj janë të përkushtuara për Botërorin e Klubeve. Edhe shifra e treguar nga Ancelotti si të ardhura për çdo ekip pjesëmarrës (20 milionë euro, red.) vihet në pikëpyetje duke qenë se ende shumë marrëveshje komerciale dhe televizive për ngjarjen duhen nënshkruar.

Lexo më tejBotërori për klube, me River Plate bëhen 27 të kualifikuara: mungojnë në apel vetëm 5 skuadra

Përtej pakënaqësisë pak a shumë publike të skuadrave të ndryshme, është pikërisht çështja e sponsorëve ajo që shqetëson më shumë FIFA-n. Shpresa ishte të ishin dhjetë me një të ardhur të mundshme prej të paktën 100 milionë dollarësh për sponsor. Vështirë për të arritur në këtë pikë: peshon mungesa e pjesëmarrjes së klubeve kryesore si Milan dhe Barcelona, si dhe disa klube të Premier League (nga Anglia janë të pranishëm vetëm Manchester City dhe Chelsea). Mungesa e shumë klubeve të mëdha ka komplikuar planet e presidentit të FIFA-s Infantino, i cili po vuan për të shitur turneun.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI