Flash

E motra është lidhur me juventinin McKennie, interisti Frattesi: "E kam bllokuar në rrjetet sociale"

Lapsi.al 12 June 2024
E motra është lidhur me juventinin McKennie, interisti Frattesi:
Davide Frattesi dhe motra e tij Chiara janë shumë të afërt edhe pse dashuria e saj për ngjyrat bardhezi e ka bërë lojtarin e Inter të rrudhte buzët. Në fakt, konfliktin e besimit të ngjyrave brenda shtëpisë sulmuesi zikaltër e ka treguar përmes një episodi.

CHIARA E MCKENNIE

Chiara Frattesi në muajt e fundit ka dalë hapur për lidhjen e saj me mesfushorin e Juventus McKennie. Javët e fundit ka pasur zëra për një krizë mes tyre, por ende asgjë nuk është konfirmuar. Motra e sulmuesit të Inter u shfaq në fushën e Olimpico, duke festuar së bashku me amerikanin Kupën e Italisë të fituar nga Juventus.

REAGIMI I FRATTESI

"Pas Kupës së Italisë e bllokova për katër ditë në të gjitha rrjetet sociale. Tallemi me njëri-tjetrin dhe nuk më shqetëson që ajo është kaq e ekspozuar. Secili ka jetën e tij, nuk mund të futësh askënd nën një vazo qelqi". Ironikisht, mesfushori i Inter e zbuloi episodin për Repubblica, duke nënvizuar edhe një herë lidhjen e ngushtë me motrën e tij. Lexo më tej"Nuk arrij të fle, kam makthe": postimi i interistit Frattesi i referohet portierit rezervë të Veronës Perilli Ndërkohë, Frattesi po përballet me një tendosje të vogël të muskujve, e cila po shqetëson trajnerin Spalletti. Sidoqoftë, sulmuesi duhet të jetë në fushë kundër Shqipërisë, në ndeshjen e parë të dy kombëtareve në Grupin B të Euro 2024.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI