KUNDËRSHTARI...
Sylvinho vlerësoi ekipin e Italisë, duke u shprehur se janë të aftë për të fituar sërish Europianin, por shtoi se Shqipëria do të zbresë në fushë për të luftuar dhe për të tentuar të marrë pikë në çdo ndeshje. "E dimë se çfarë gare është, e dimë sa të mëdhenj janë kundërshtarët. Në vitin 2018 luajtëm me Zvicrën me Brazilin dhe kishim vështirë, edhe pse ishim favoritë. Do dalim në fushë dhe të luftojmë për secilën pikë. Është një ndeshje e vështirë, por është fantastike. Çdo gjë mund të ndodhë në një ndeshje futbolli". Lexo më tej: Nga Gareth Southgate te Sylvinho: ja rrogat e trajnerëve pjesëmarrës në EuropianFORMACIONI...
Për formacionin është pothuaj gjithcka e zgjidhur, ashtu si edhe për mënyrën se si duhet përballur Italia: "Ne i kemi studiuar që të tre kundërshtarët - tha Sylvinho -. Jemi përqëndruar shumë te Italia si ndeshje e parë. Kemi punuar gjashtë apo shtatë ditë, një kohë e mjaftueshme për të ndërtuar një strategji. Pastaj kemi menduar edhe për dy ndeshjet e tjera. Për Italinë, dëshira jonë është të zbresim në fushë dhe të luajmë mirë". Shqipëria do të zhvillojë ditën e nesërme ndaj Italisë ndeshjen e parë në Euro 2024. Ky takim është planifikuar të nisë në ora 21:00 në stadiumin e Dortmundit.⚽ ?? Trajneri ???????? dhe kapiteni ????? ????????? dolën para mediave një ditë para ndeshjes me Italinë në #Euro2024
— FSHF (@FSHForg) June 14, 2024
✍? Konferenca, në ????.???#pokukasitioshqiperiaime #kombetarja #shqiperia #kuqezi #sylvinho #djimsiti pic.twitter.com/NIenivHLMg