Flash

Humb jetën portieri i kombëtares malazeze: 26 vjeçari Sarkic, pak ditë më parë, luajti kundër Belgjikës

Lapsi.al 15 June 2024
Humb jetën portieri i kombëtares malazeze: 26 vjeçari Sarkic,
Një tjetër tragjedi e tmerrshme trondit botën e futbollit. Matija Sarkic, portieri i Millwall, ka humbur jetën nga një sëmundje e papritur në moshën 26-vjeçare. Vetë klubi anglez e komunikoi këtë me një shënim të dhimbshëm: "Millwall Football Club është plotësisht i shkatërruar për të njoftuar se Matija Sarkic është ndarë nga jeta në moshën 26-vjeçare. Sarkic, portieri numër një i 'Luanëve', grumbulloi 33 paraqitje për klubin që kur u bashkua nga Wolverhampton në gusht 2023. Portieri i kombëtares malazeze, Matija ka përfaqësuar me krenari vendin e tij në shumë raste". Vetëm dhjetë ditë më parë ai ishte protagonist i ndeshjes mes Malit të Zi dhe Belgjikës, të fituar nga kombëtarja e drejtuar nga trajneri Tedesco 2-0 falë golave të De Bryne dhe Trossard. Sarkic iu bashkua skuadrës së Championship Millwall vetëm një vit më parë nga Wolverhampton.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI