Flash

Video/ Zvicra i përgjigjet Gjermanisë: tris ndaj Hungarisë, me gabimin fatal të Orban

Lapsi.al 15 June 2024
Video/ Zvicra i përgjigjet Gjermanisë: tris ndaj Hungarisë, me
Zvicra bën një debutim fitues në Euro 2024. Skuadra e Yakin mundën Hungarinë 3-1 në ndeshjen që mbyll raundin e parë të grupit A, duke u vënë në ndjekje menjëherë të Gjermanisë (fituese 5-1 dje ndaj Skocisë). Golat e Duah (12'), Aebischer (45') dhe Embolo (93') vendosën ndeshjen. Europiani i hungarezëve nisi keq, e goli i Varga (66') nuk mjaftoi. Shpresët e fundit të të besuarve të teknikut Rossi u dënuan në shtesë nga gabimi flagrant i Orban, që i dha mundësinë Embolo të fiksonte 3-1 përfundimtar. Tani Hungaria ka nevojë për një reagim të menjëhershëm të mërkurën e ardhshme ndaj gjermanëve pretendentë. Zvicra u arratis në pjesën e parë, shënoi dy gola dhe mbijetoi në pjesën e dytë nën ritmin hungarez. Në Këln u kompletua kështu dita e parë e Grupit A të Kampionatit Evropian, me fitoren 3-1 të kombëtares së Yakin. Zviceranët dominuan pjesën e parë të ndeshjes dhe shënuan dy herë me Duah dhe Aebischer. Hungaria ishte inekzistente, por kombëtarja e drejtuar nga tekniku Rossi u zgjua në pjesën e dytë. Lexo më tej: Video/ Gjermania e frikshme, e nis me goleadë me Skocinë: VAR i heq një penallti e i jep një tjetër Varga rihapi ndeshjen, me një goditje të saktë me kokë. Tentativat për të barazuar ndeshjen ishin, por pa mundur të realizojë dhe Zvicra - e cila gjithashtu gjeti trisin në kohën shtesë me Embolo duke përfituar nga gafa e Orban - mori në shtëpi tre pikët e para të grupit. Helvetët arrijnë kështu Gjermaninë në krye të grupit, ndërsa për hungarezët janë telashe, me shanset që tani të kompromentuara.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI