Flash

“I ndodh edhe Real e Manchester”: Sylvinho mbron lojën e kuqezinjve në humbjen e debutimit

Lapsi.al 16 June 2024
“I ndodh edhe Real e Manchester”: Sylvinho mbron lojën e
“I zhgënjyer nga rezultati, i lumtur për paraqitjen. Nuk kemi bërë mirë në 20-25 minutat e parë, ishte shumë e vështirë për ne. Më pëlqeu që luajtëm një ndeshje ndaj një Italie që është kampione në fuqi, në një fushë të bukur dhe deri në fund ishim aty, pranë një barazimi”. Sylvinho nuk e fsheh keqardhjen për rastin e humbur të rei Manaj në fund. Do të kishte qenë krejtësisht tjetër situatë, e megjithatë jemi me 0 pikë në Grupin B Pse ndodhi, tekniku brazilian është i ndërgjegjshëm? “Kundërshtari është i fortë, ngarkesë emocionale, shumë pak nga gjithçka. I ndodh edhe ekipeve të mëdha, Manchester, Liverpool apo Real, kur kundërshtari është i fortë”. Lexo më tej“Duhet të kishim shënuar në fund”: Bajrami do ta ndërronte rekordin me golin e munguar të Manaj Sylvinho pastaj u ndal te tifozët dhe një mbështetje spektakolare në shkallët e stadiumit: “Pikë së pari duhet të falënderoj njerëzit në stadium. Ishte i mbushur me shqiptarë. Nuk duhet të harrojmë që kemi bërë një rrugëtim shumë të bukur, për të arritur këtu me shumë sakrificë në Europianin e dytë për Shqipërinë, kemi punuar 12 orë në ditë. Për skuadrën, lojtarët, vendin. Jemi qartësisht këtu për të fituar ndeshje. Por u them edhe lojtarëve që t’i gëzohen një turneu, pranisë në një ndeshje siç është kjo në Europian”, e mbylli Sylvinho.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI