Flash

Lamine Yamal vendos rekordin në Europian: Shqipëria duhet të bëjë llogaritë me 16 vjeçarin

Lapsi.al 15 June 2024
Lamine Yamal vendos rekordin në Europian: Shqipëria duhet të
Në bilbilin e hapjes së Kampionatit Evropian të Spanjës, Lamine Yamal ka shkruar tashmë historinë. Sulmuesi i Barcelonës, i cili startoi titullar në ndeshjen debutuese në EURO 2024 kundër Kroacisë nga trajneri De La Fuente, u bë lojtari më i ri ndonjëherë që ka luajtur një ndeshje në fazën finale të një kampionati europian: 16 vjet e 338 ditë. Rekordi i portierit polak Kacper Kozloëski, i vendosur në qershor 2021, kur ai sfidoi Spanjën me 17 vjet e 246 ditë, nuk zgjati shumë. Synimi i radhës i Yamal, tashmë një protagonist absolut me Barcelonën këtë sezon, është të bëhet golashënuesi më i ri ndonjëherë në Kampionatin Evropian, duke i hequr rekordin zviceranit Vonlanthen që zgjat që nga viti 2004 (18 vjet e 141 ditë). Detyra e Italisë dhe Shqipërisë është ta ndalojnë, të paktën në grupe. Lexo më tejVideo/ Spanja, debutim spektakolar: tris ndaj Kroacisë e për Modric, Shqipëria bëhet vendimtare Në moshën 16-vjeçare dhe me detyrat e pushimeve për t’i përfunduar në grumbullimin me Spanjën, Yamal tashmë krenohet me më shumë se 50 paraqitje për Barcelonën midis La Liga dhe Champions League, duke nxitur krahasime të rëndësishme me Lionel Messin. Ndërkohë, Yamal do të kërkojë të lërë gjurmën e tij të dytë në Euro 2024, si golashënues, që në sfidën e dytë kundër Italisë.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI