Flash

Video/ Fitues i Topit të Artë, Europianit e Champions, por CR7 qan me dënesë për humbjen e Kupës së Arabisë

Lapsi.al 1 June 2024
Video/ Fitues i Topit të Artë, Europianit e Champions, por CR7 qan me
Cristiano Ronaldo shpërthen në lot pasi ekipi i tij Al Nassr humbi finalen e Kupës së Mbretit kundër Al Hilal me penallti. Një humbje që zgjat thatësirën e trofeve të CR7 në Arabinë Saudite. Ish-lojtari i Juves dhe Real Madrid, 39 vjeç, u shemb përtokë pas penalltisë së fundit, ndërsa Al Hilal festoi. Ronaldo më pas u largua ngadalë nga fusha dhe u ul në pankinë me lot që i rridhnin në fytyrë. E të mendosh që në karrierë ka fituar gjithcka përvec Botërorit. Në një ndeshje që pa tre kartonë të kuq, përfshirë një për ish-portierin e Al Nassr, David Ospina, Ayman Yahya shënoi në minutën e 88’ duke barazuar avantazhin e Al Hilal të firmosur nga Aleksandar Mitrovic. Më pas Al Hilal triumfoi 5-4 me penallti për të siguruar tripletën saudite pasi kishte fituar edhe Superkupën dhe Saudi Pro League. Lexo më tejRonaldo fiton arbitrazhin kundër Juventus: klubi duhet t’i paguajnë 9.7 milionë euro me interesa Këtë sezon Al Hilal, me yllin Neymar të dëmtuar që prej tetorit, ka vendosur një seri rekord prej 34 ndeshjesh në të gjitha garat. Al Nassr, i dyti në kampionat pas Al Hilal dhe që humbi nga e njëjta skuadër në Superkupë, humbi edhe një herë pavarësisht se Ronaldo shënoi rekordin e 35 golave në Pro League. I vetmi titull i fituar deri më tani me klubin e Riadit është Kupa e Kampionëve për klubet arabe vitin e kaluar. Kontrata e CR7, e cila thuhet se do t'i sjellë 400 milionë euro për dy vjet e gjysmë, skadon në fund të sezonit të ardhshëm.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI