Flash

Ancelotti zgjedh portierin e finales së Champions, pastaj pranon: "Kemi frikë"

Lapsi.al 31 May 2024
Ancelotti zgjedh portierin e finales së Champions, pastaj pranon:
Nesër, në orën 21:00, në Wembley do të luhet akti i fundit i Champions League 2023-24: finalja mes Borussia Dortmund dhe Real Madrid. Blancos janë në kërkim të triumfit të pesëmbëdhjetë në historinë e tyre në kompeticionin më të mirë evropian për klube. Një sfidë e rëndësishme dhe e rrezikshme, siç pranon Carlo Ancelotti në konferencën në vigjilje të ndeshjes. "Finalja e Champions është ndeshja më e rëndësishme dhe gjithashtu më e rrezikshmja - tha trajneri i Blancos -. Gjëja themelore është t'u transmetosh lojtarëve idetë e duhura. Sigurisht që do të ketë pak shqetësim, por edhe shumë emocione, që gjithkush e menaxhon në bazë të karakterit të tij. Në këto momente lind edhe frika e humbjes, jemi aq afër fitores sa kemi frikë”, e mbylli komentin e tij tekniku italian. Lexo më tej: Real Madrid superfavorit, por Borussia ka edhe fatin me vete: në Wembley për të bërë historinë e Champions

"NË PORTË DO TË LUAJË COURTOIS"

“Lojtarët janë të fokusuar te objektivi – vazhdoi Ancelotti –. Ne duhet të luajmë me besim dhe të japim gjithçka në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit”. Më pas, tekniku italian komunikoi edhe zgjedhjen e portierit titullar: “Courtois do të luajë në portë, Lunin do të ulet në pankinë”.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI