Flash

Corona hedh dyshime mbi dashurinë mes Diletta Leotta e Karius: "Për dy vjet ndahen. Ju them motivin"

Lapsi.al 30 May 2024
Corona hedh dyshime mbi dashurinë mes Diletta Leotta e Karius:
Më 22 qershor në Lipari Diletta Leotta dhe Loris Karius do të martohen, por sipas fotoreporterit të skandaleve Fabrizio Corona martesa nuk do të zgjasë shumë. Madje ai tashmë ka parashikuar edhe se kur do të ndahen.

LEOTTA E KARIUS DO TË NDAHEN BRENDA VITI 2026

Në podkastin e Gurulandia në Youtube, Fabrizio Corona ndër të tjera ka diskutuar edhe historinë e dashurisë mes Leotta dhe Karius, që do të martohen në Siçili pas një muaji. "Leotta, e cila do të martohet së shpejti, do të ndahet para vitit 2027, më saktë deri në dhjetor 2026. Jam gati të vë bast çdo shumë. Arsyeja? Ai është kot, ajo do të mërzitet shpejt. Intuitë? Jo, kam një dhunti, di të lexoj të ardhmen”. Prezantuesja e Dazn dhe portieri i Neëcastle u takuan në vitin 2022 në një lokal në Paris dhe ishte dashuri me shikim të parë. Pasi Aria e vogël lindi në gusht të vitit 2023, ata vendosën të martohen këtë verë në një mega-ceremoni në Ishujt Aeolian ku do të jenë të pranishëm 160 të ftuar duke përfshirë disa VIP si Elodie, Barbara Berlusconi dhe Gregorio Paltrinieri. Lexo më tej: Diletta Leotta, pas fëmijës edhe unazë me Loris Karius: "Duhet t'ju them diçka.. I said yes" Corona, në fund, foli edhe për përfshirjen e Curva Sud në sherrin mes Fedez dhe Iovino, duke shpjeguar se si janë gjërat në të vërtetë.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI