Flash

Mourinho ngatërron klubet e Stambollit: një hap larg Besiktas, portugezi firmos me Fenerbahce

Lapsi.al 31 May 2024
Mourinho ngatërron klubet e Stambollit: një hap larg Besiktas,

José Mourinho më në fund ka gjetur një ekip të ri. I shkarkuar nga Roma në mes të sezonit që sapo u mbyll, trajneri portugez tashmë ka arritur marrëveshjen për t'u ulur në pankinën e Fenerbahce. Njoftimi për mbërritjen e Special One në kampionatin turk mund të arrijë edhe në orët në vijim. Fenerbahce sapo është mposhtur nga Galatasaray në garën për kampionatin kombëtar dhe synon të ndryshojë gjërat me ardhjen e Mourinhos në pankinë. Special One mendohet i duhuri për të fituar një titull që i mungon klubit që nga viti 2014.

NË TURQI JANË TË SIGURTË: MOURINHO KA THËNË PO

Prej kohësh emri i Jose Mourinho është lidhur me klube të ndryshme, madje të rëndësishme. Pas aludimeve për zbarkimin në ligën e pasur saudite, së fundmi, zërat për kalimin e tij në Turqi ishin bërë këmbëngulës. Tashmë, sipas mediave turke, është arritur një marrëveshje me presidentin e Fenerbahce, Ali Koç, në detyrë që nga viti 2018 për një kontratë dyvjeçare.

Lexo më tej: Mourinho nga rival në trajner i Muçit e Rashicës: "Përmbushëm pritshmëritë e tij financiare"

Turqia do të jetë vendi i pestë në të cilin Mourinho shkon të punojë si trajner pas Portugalisë (Benfica, Uniao Leiria, Porto), Anglisë (Chelsea, Man Utd, Tottenham), Italisë (Inter, Roma) dhe Spanjës (Real Madrid). Në palmaresin e tij janë 8 kampionate të fituara, 2 Champions League, 2 Europa League dhe së fundmi Conference League e fituar në 2022 në Tiranë me Romën. Te klubi turk do të gjejë edhe boshnjakun Edin Dzeko, te Fenerbahce nga viti 2023.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI