Flash

Italia publikon listën, Sylvinho vëzhgon: Fagioli dy ndeshje në një vit, Spalletti e thërret e lë jashtë Locatellin

Lapsi.al 31 May 2024
Italia publikon listën, Sylvinho vëzhgon: Fagioli dy ndeshje në

Ashtu si ndodhi me zgjedhjet e teknikut Sylvinho, edhe kundërshtari i tij i parë në Europian ka bërë një grumbullim të diskutueshëm për disa, e të kuptueshëm për të tjerët. Luciano Spalletti, megjithatë, sqaron se janë një zgjedhje thjeshtë teknike. Tekniku i Italisë justifikoi kështu përfshirjen e Nicolò Fagioli në listën e 30 lojtarëve të grumbulluar para Kampionatit Evropian. Një listë ku mungon Jack Bonaventura dhe Manuel Locatelli, dy nga përjashtimet e mëdha. Spalletti, në një konferencë për shtyp, ka shpjeguar edhe vendimin e tij për të dy.

SPALLETTI: "FAGIOLI SI PAOLO ROSSI? ZGJEDHJE TEKNIKE"

Siç raportohet nga Sky Sport, Spalletti ka folur për listën e tij dhe zgjedhjen për t'u fokusuar te Fagioli: "Mund të marrim mes shumë elementësh. Nëse fillojmë të pyesim se çfarë na mungon, e nisim keq. Ne mendojmë se kemi gjithçka që na nevojitet për të bërë mirë. Fagioli si Paolo Rossi? Është një zgjedhje teknike, pastaj historitë janë shumë të ndryshme. Fagioli ka kreativitet. Nga pikëpamja njerëzore, ka thënë gjëra të bukura. Mendoj se duhet edhe mirëkuptim, ka qenë pre e tundimit".

Lexo më tej: Spalletti i habit të gjithë me deklaratën kontroverse: "Wanda Nara më bëri më të fortë"

"BONAVENTURA ARRITI I LODHUR, MË DUHEJ TJETËR GJË"

Mes përjashtimeve, ato të Bonaventura dhe Locatelli bënë bujë të madhe. Spalletti i motivoi ata si më poshtë: "Më dhemb zemra që kam lënë jashtë Bonaventura, është i shkëlqyer si njeri dhe lojtar. Por duhet t'i kushtoj vëmendje edhe momentit të lojtarëve, asaj që më mungon në të gjithë ekipin. Nuk duhen njëmbëdhjetë lojtarë të fortë, por një kolektiv i fortë. Jack e pashë të lodhur dhe si kompozim skuadre më duhej diçka tjetër. Sigurisht është një nga ata që vazhdon të futet në grupin e kombëtares. Locatelli është një tjetër keqardhje që kam, është një nga ata që më vënë në vështirësi. Ai është një person serioz, ka cilësi të jashtëzakonshme mbrojtëse dhe këmbë të mira. Ndoshta është paksa shumë konservator për mënyrën si po avancon roli. Me shumë mundësi në thirrjet e radhës do ta marr, ai është gjithashtu pjesë e grupit të kombëtares. I kërkoj ndjesë sërish".

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI