Flash

Ibraimi drejtori i ri sportiv i Tiranës: detyra e parë të ndalojë ikjen e 13 lojtarëve pa kontratë

Lapsi.al 1 June 2024
Ibraimi drejtori i ri sportiv i Tiranës: detyra e parë të
Tirana kërkon të rikompozohet, duke nisur pikërisht me vendosjen e njeriut që do të drejtojë linjat e klubit, mbi të gjitha në merkato. Agim Ibraimi është emëruar drejtori i ri sportiv i klubit bardheblu, lajm i publikuar nga Tirana, që ka arritur të bindë ish-sulmuesin e Maribor e Cagliari të firmosë kontratën e bashkëpunimit për një projekt afatgjatë. “Eksperienca e jashtëzakonshme si futbollist në Slloveni, Itali, Shqipëri e më gjerë, ka bërë që klubi ta zgjedhë Ibraimin për t’i besuar këtë rol të rëndësishëm”, shkuhet në komunikatën për shtyp. Ibraimi, në fakt, do të nisë menjëherë nga puna për formimin e Tiranës, në formatin Europian dhe skuadrës së sezonit të ri. Një detyrë shumë delikate, duke qenë se pothuaj vetëm tre portierët Selmani, Kozi e Abdullahu janë ende nën kontratë, të tjerët kanë përfunduar kontratat e tyre në 31 maj dhe janë në pritje të bisedimeve për rinovimin ose jo. Dy qendërmbrojtësit titullarë nuk janë më, sepse bashkë me Erion Hoxhallarin është larguar edhe Filip Najdovski.

KUSH ËSHTË AGIM IBRAIMI?

Eksperienca e jashtëzakonshme si futbollist në Slloveni, Itali, Shqipëri e më gjerë, ka bërë që klubi ta zgjedhë shqiptaro-maqedonasin Ibraimi për t’i besuar këtë rol të rëndësishëm. Si futbollist, Agim Ibraimi ka lënë gjurmë me Maribor në Slloveni, teksa ka luajtur me Cagliari në Serie A, Astana në Kazakistan dhe njëkohësisht numëron 40 ndeshje me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut, ku edhe i është dhënë çmimi i nderit si Ambasador i Sportit. Në Shqipëri, Ibraimi ka luajtur në Superiore me Kukësin e Dinamon.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI