Flash

"Më erdhi turp", Zazzaroni zbulon telefonatën e fundit me Max Allegri

Lapsi.al 20 May 2024
"Më erdhi turp", Zazzaroni zbulon telefonatën e fundit me

Drejtori i Corriere dello Sport, Ivan Zazzaroni, i ftuar në Pressing në Mediaset, zbuloi se kishte marrë një telefonatë nga tekniku i shkarkuar nga Juventus Massimiliano Allegri. Në rrëfimin e Zazzaroni ish-tekniku tashmë i bardhezinjve i rrëfeu se i vinte turp për shpërthimin e tij pas finales së Kupës së Italisë.

RRËFIMI I BËRË NGA ALLEGRI

Krijoi situata nga më të ndryshmet Max Allegri pas finales së Kupës së Italisë, që çoi në shkarkimin e tij të parakohshëm dy javë nga përfundimi i kampionatit dhe mosmarrëveshje të mundshme ligjore mes palëve. Gazetari Ivan Zazzaroni, miku i tij, foli për telefonatën që mori një ditë pas ndeshjes kundër Atalantës. “Ai bëri një gabim të qartë me Vaciago - tha drejtori i Corriere -. Ishte i ndërgjegjshëm për këtë dhe të nesërmen në mëngjes më telefonoi në orën 08:00 për të më thënë 'më vjen turp', ai e dinte se kishte shkuar shumë larg. Nuk dua të futem brenda çështjes, edhe pse di edhe versionin e treguar nga Allegri. Sidoqoftë, ai e di se ka gabuar dhe jo rastësisht ka shkuar të kërkojë ndjesë në redaksinë e Tuttosport".

Lexo më tej: Nuk duhet të ishte takuar sot, e premtja 17 është ters për Max Allegri: koinçidenca e pabesueshme

NJË SHPËRTHIM I PARASHIKUESHËM

"Unë e prisja që ai të kishte këtë reagim pas finales - shpjegoi Zazzaroni për Pressing -. Ai ka akumuluar shumë në këto muajt e fundit, tre vitet kanë qenë të vështira për të. Sigurisht që ishte shumë teatrale: e di me siguria se heqja e xhaketës së tij ishte një strategji për të ndaluar ndeshjen, është një taktikë që Ulivieri e mëson në Coverciano. Nuk është hera e parë që ai e bën atë, por unë e dua fort e më vjen keq. Ky është një naivitet që ka bërë, po ta kishte shmangur do të ikte si kampion. Për të gjithë atë që ka pësuar në këto muaj, për të gjithë ofendimet që ka marrë, për të gjithë emrat që i kanë dalë si pasardhës, në atë moment ishte si të kishte fituar Champions dhe jo Kupën e Italisë”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI