Flash

Video/ I anuluan dy gola, por Egnatia shkon në finale me barazimin 0-0: titulli luhet me Partizanin

Lapsi.al 19 May 2024
Video/ I anuluan dy gola, por Egnatia shkon në finale me barazimin 0-0:

Egnatia është skuadra e dytë finaliste e playoff të Final 4 për titullin kampion në Superiore. Barazimi 0-0 me Vllazninë, mjafton që Tetova të shkojë në takimin me Partizanin më 26 maj, në ndeshjen që do të vendosë kampionin e ri të vendit. Fati i rrogozhinasve ishte që edhe barazimi i kalonte në finale. Vllaznia nuk arriti të shënonte golin që do t'a kualifikonte, madje Egnatia pa ti anuloheshin dy gola: Zejnullai në fillim e Montenegro në fund.

Një ndeshje e tensionuar, për atë që ishte në lojë. Sherri u dëmtua nga një kapsoll që shpërtheu, por fatmirësisht vazhdoi lojën. Krymi u dëmtua në një kontrast me Stojanovic, ndërsa në fund ishte Zejnullai që doli nga fusha, pasi ra keq në tokë, duke trembur të pranishmit. Sidoqoftë, për ndeshjen, Gruda e Ndreca provuan reflekset e portierëve respektivë, por episodi më i rëndësishëm erdhi në të 18’. Aksion i shpejtë i skuadrës rrogozhinase dhe Zejnullai shënoi me një silurë të pakapshme për Qarrin. Ndërhyri VAR që zbuloi një prekje të topit me dorë nga Ibrahimoglu dhe Xhaja e bëri të pavlefshëm golin.

[video width="694" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/05/664a42d5d2ace-1.mp4"][/video]

Lexo më tejVideo/ Partizani në finale, Bintsouka thyen Skënderbeun: Shehi pret kundërshtarin të dielën

Vllaznia shtyu përpara me forcë, por Hakaj e Balaj u ndalën nga Sherri. Në minutën e 52' Zejnullahi detyroi Qarrin në ndërhyrjen vendimtare, ndërsa loja u bë e hapur me përgjigje e kundërpërgjigje. Fernandoi gaboi një penallti në lëvizje në minutën e 62', pas një aksioni brilant të rrogozhinasve. Egnatia insistoi por Ibrahimoglu nuk gjeti kuadfratin për fare pak, përpara se Montenegro të shënonte një tjetër gol të anuluar, për pozicion jashtë loje. Rasti më i mirë i Vllaznisë erdhi në goditjen me kokë të Balajt. Kapiteni i vetëm përballë portierit e dërgoi topin me kokë mbi traversë. Në finale shkon Egnatia, edhe pse ndeshja u mbyll pa fitues. Tani Tetova e Shehi duhet ti bëjnë llogaritë me njëri-tjetrin për titullin kampion.

[video width="698" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/05/664a438d806f9.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI