Flash

Video/ Usyk kampioni i padiskutueshëm i peshave të rënda: Fury pëson humbjen e parë në karrierë

Lapsi.al 19 May 2024
Video/ Usyk kampioni i padiskutueshëm i peshave të rënda: Fury
Oleksandr Usyk është kampioni i padiskutueshëm i peshave të rënda i botës në boks. Në Kingdom Arena në Riad, në eventin e quajtur 'Ring of fire', kampioni ukrainas mundi anglezin Tyson Fury, mbajtës i kurorës WBC, me pikë me një vendim jo unanim: 115-112, 113-114, 114-113 pikët e tre gjyqtarëve. 25 vjet më vonë, që kur Lennox Leëis mposhti Evander Holyfield me pikë, Usyk arrin të ribashkojë të gjithë rripat e peshave të rënda (IBF, WBA, WBC, WBO). "Faleminderit shumë stafit tim, Zotit tim, Jezusit, shkëlqesisë së Tij. Për familjen time. Për vendin tim!" ishin fjalët e para të ukrainasit dukshëm i emocionuar. Hesapet me Fury nuk janë larë, sepse tashmë është paralajmëruar revanshi, më 12 tetor sërish në Riad.

ARROGANCA E NDËSHKUAR E ANGLEZIT

Spektakël duhet të ishte e spektakël u bë. Usyk dhe Fury dhuruan emocione dhe boks të madh në ndeshjen më të shumëpritur të viteve të fundit, duke konfirmuar se janë dy peshat e rënda më të mira në qarkullim. Në fund triumfoi boksieri ukrainas 37-vjeçar, shumë i zoti për të përmbysur një ndeshje që dukej se ishte në duart e anglezit, më i gjatë (16 centimetra diferencë) dhe shumë më i rëndë (18 kg më shumë). Gipsy King nuk hoqi dorë nga qëndrimi i tij tallës, por në dy raundet e para Usyk bëri më mirë, më iniciativë dhe më preciz. Më pas, megjithatë, Fury u rrit me kalimin e minutave, goditjet e tij në trup dhe fytyrë shpesh arrinin tek Usyk, i cili vuajti fuqinë dhe shtatlartësinë e kundërshtarit të tij. Pas 7 raundeve, boksieri britanik ishte dukshëm përpara në pikë, por nga raundi i tetë muzika ndryshoi. Një overhand preçize i shkundi kokën Fury, që pastaj pëson një goditje tjetër të saktë dhe fillon të gjakosë nga hunda.

PIKA E KTHESËS

Raundi i nëntë është më i bukuri dhe në të njëjtën kohë dramatik. Në finale Usyk mori epërsinë falë goditjeve precize me të majtën. Fury është në prag të shembjes, lëkundet, numërohet nga arbitri dhe shpëton nga KO i parë i karrierës vetëm falë gongut. Ishte pika e kthesës në ndeshje, sepse inercia ndryshoi dhe ukrainasi përfitoi nga një lodhje e kundërshtarit për të fituar edhe raundet e mbetura. E kur zëri i pagabueshëm i Michael Buffer e shpalli atë fitues, Usyk nuk e mbajti dot emocionin. Fury mposhtet për herë të parë në karrierën e tij, pretendoi se kishte fituar dhe thotë se është gati për revanshin e përfshirë tashmë në kontratë. Ndërkohë ai ngushëllon veten me 105 milionët në kuletë, ndërsa Usyk duhet të ‘kënaqet’ me 45 milionë, por është ai që bëhet legjendë e boksit.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI