Flash

Tuchel konfirmon lamtumirën nga Bayern: "Asnjë akord për të qendruar"

Lapsi.al 17 May 2024
Tuchel konfirmon lamtumirën nga Bayern: "Asnjë akord për
"Kjo është konferenca ime e fundit për shtyp si trajner i Bayern Munich. Ka pasur kontakte për të parë nëse mund të vazhdojmë së bashku, por nuk kemi arritur një marrëveshje - dhe nuk do të them arsyet - dhe prandaj vendimi i marrë në shkurt mbetet në fuqi". Në prag të ndeshjes së Bundesligës kundër Hoffenheim, Thomas Tuchel konfirmon lamtumirën e tij me klubin bavarez në fund të sezonit, pavarësisht një kontrate deri në qershor 2025. Kohët e fundit ishte folur për mundësinë e vazhdimit së bashku pavarësisht një ndarjeje tashmë të paralajmëruar. Tani erdhi konfirmimi se rrugët e tyre do të ndahen. Tuchel është kontaktuar edhe nga Milan, por diskutimet janë ndërprerë menjëherë. Kërkesat e trajnerit gjerman, i cili provoi shumën prej 12 milionë eurosh, ishin shumë të larta. Lexo më tejKane e zakoni që ka habitur Tuchel: "Është qesharak, është gjithnjë aty" Sipas të dhënave, Tuchel dëshironte një zgjatje të kontratës së tij aktuale deri në vitin 2026 për të qëndruar. Në javët e fundit, Bayern ka marrë disa refuzime në kërkimin e tyre për një pasardhës të Tuchel. Nuk pranuan të uleshin në pankinën bavareze trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso, trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann dhe trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick. Disa lojtarë, si kapiteni Manuel Neuer, kanë shprehur së fundmi mbështetjen e tyre për qëndrimin e Tuchel. Madje edhe tifozët kanë dalë në krah të tij. Mbi 10 mijë firma i mblodhën në një peticion për ta mbajtur në pankinë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI