Massimiliano Allegri nuk është më trajner i Juventus. Dy ditë pas fitores së Kupës së Italisë ndaj Atalantës, klubi bardhezi zgjodhi t'i japë fund marrëdhënies me trajnerin toskan. Vendimi vjen pas një takimi që filloi sot pasdite në selinë e Zonjës së Vjetër, ku u përfshinë ish-trajneri tashmë, Giuntoli dhe drejtuesit e lartë të klubit. Dy ditë para përfundimit të kampionatit, përfundon epoka e dytë e Max Allegri në krye të Juventus, që filloi në maj 2021 me vullnetin e fortë të Andrea Agnelli.
DEKLARATA E JUVENTUS
"Juventus njofton se ka liruar Massimiliano Allegri nga roli i tij si trajner i ekipit të parë të meshkujve. Shkarkimi vjen pas disa sjelljeve gjatë dhe pas finales së Kupës së Italisë, të cilat klubi i konsideroi të papajtueshme me vlerat e Juventus dhe me sjelljen që duhet të kenë ata që e përfaqësojnë. Mbaron një periudhë bashkëpunimi, e cila filloi në vitin 2021 dhe përfundoi pas 3 sezoneve së bashku me finalen e Kupës së Italisë. Shoqëria i uron Massimiliano Allegri fat të mbarë në projektet e tij të ardhshme”.
Tani mbetet vetëm të zbulohet zyrtarisht se kush do të drejtojë Danilo dhe shokët e tij në dy ndeshjet e fundit të sezonit kundër Bologna dhe Monza. Sipas thashethemeve të fundit, tekniku provizor duhet të jetë ish-mbrojtësi Paolo Montero, tani në krye të Juventus Primavera.
Lexo më tej: "E di ku jeton, vij e ti shkul ato veshë": Allegri kërcënon drejtorin e Tuttosport Vaciago
Siç nënvizohet nga vetë Juventus në njoftimin për shtyp, qëndrimet e teknikut Allegri në finalen dhe pas-ndeshjen Atalanta-Juventus luajtën një rol në vendim. Fillimisht shpërthimi i kompletuar me përjashtimin nga arbitri Maresca, më pas dëmtimi i setit fotografik të Agjencisë së lajmeve LaPresse dhe në fund kërcënimi ndaj drejtorit të Tuttosport Guido Vaciago. Historia e fundit përfundoi, me një deklaratë të përbashkët të publikuar pasditen e së premtes.