Flash

Gjykatësi sportiv e skualifikon dy ndeshje, Sky Sport jep lajmin 'bombë': "Allegri, shkarkim i menjëhershëm"

Lapsi.al 16 May 2024
Gjykatësi sportiv e skualifikon dy ndeshje, Sky Sport jep lajmin
Nata e çmendur dhe e zemëruar e Max Allegri pas fitores së Kupës së Italisë kundër Atalantës mund t'i kushtojë shumë më shtrenjtë se dy javët pezullim të dhëna nga Gjykatësi Sportiv trajnerit të Juventus. Në shtëpinë e bardhezinjve po reflektojnë dhe është thirrur trajneri i U-19, Paolo Montero, i cili mund të veprojë si provizor deri sa të vijë Thiago Motta. Protestat dhe përjashtimi fillimisht, shpërthimi ndaj drejtorit Giuntoli më pas, deri te fjalët plot sarkazëm ndaj drejtuesve të klubit para mikrofonave dhe madje kërcënimet verbale dhe fizike ndaj drejtorit të Tuttosport Guido Vaciago, krijuan shumë konfuzion. Një dëm imazhi i vetë-krijuar, fjalë dhe sjellje të patolerueshme të cilat i turpëruan drejtuesit e Juventus. Sigurisht një qëndrim jo në përputhje me historinë e klubit. Nëse lamtumira në fund të sezonit me Allegri është e sigurt, tashmë është më e qartë se nuk do të jetë një ndarje pa tensione, qoftë edhe nga pikëpamja ekonomike. Një ndarje që mund të paraprihet, duke e zgjidhur para kohe marrëdhënien. Lexo më tej"E di ku jeton, vij e ti shkul ato veshë": Allegri kërcënon drejtorin e Tuttosport Vaciago Me një vit të mbetur nga kontrata - shtatë milionë neto ende për t'u paguar - nuk mund të përjashtohen pasojat drastike, duke përfshirë mundësinë e shkarkimit për arsye të drejtë. Sigurisht, do të ishte më e leverdishme për të gjithë që të arrinin në një pikë takimi - gjithashtu për të shmangur pasojat në aspektin e imazhit, si dhe procedurat e gjata ligjore - por përshkallëzimi i tensionit në orët e fundit e lë të hapur derën për çdo mundësi. Madje, e përsërisim, deri tek ajo e bujshme e shkarkimit të menjëhershëm.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI