Flash

Video/ Allegri një furi kundër arbitrit Maresca, thirrja nga tribuna e bujshme: “Ku është Rocchi, ku është?”

Lapsi.al 16 May 2024
Video/ Allegri një furi kundër arbitrit Maresca, thirrja nga tribuna e
Juventus fiton Kupën e Italisë duke mposhtur Atalantën falë golit të shpejtë të Dusan Vlahovic. Finale jashtëzakonisht e nxehtë në Olimpico, me Massimiliano Allegri të përjashtuar nga fusha pas protestave të përsëritura dhe të ashpra drejtuar abitrit Maresca. Trajneri i Juventus fjalë për fjalë e humbi mendjen, pas episodeve të arbitrimit që penalizuar vazhdimisht bardhezinjtë.

KARTONI I KUQ, ALLEGRI TËRBOHET

Në minutat e fundit të ndeshjes Atalanta-Juventus Allegri u zemërua me të gjithë: ai bërtiti dhe bërtiti kundër arbitrit, me bashkëpunëtorët e tij që mezi ia dolën ta mbanin. Shkaku ishte një përplasje në zonën e Juventus me Bremer që mbeti përtokë ndërsa loja vazhdoi me Perin që bëri ndërhyrjen më të rëndësishme të ndeshjes. Protestat e trajnerit toskan ishin dramatike, të kompletuara me një përballje ballë për ballë me arbitrin e katërt Mariani. Tekniku i Juventus flaku xhaketën me tërbim, pastaj edhe kravatën. Arbitri Maresca praktikisht ishte i detyruar ta përjashtojë atë. Në fakt, Allegri kishte akumuluar episode gjatë ndeshjes me arbitrin Maresca që nuk fishkëlleu një penallti evidente nga Vlahovic, pastaj anuloi me VAR golin e serbit për një pozicion milimetrik jashtë loje, nuk akordoi një goditje këndi qartësisht në favor të bardhezinjve dhe po linte rregullisht lojën të vazhdonte, pavarësisht ndërhyrje me faull të atalantinëve. Lexo më tejVideo/ Vlahovic i dhuron Juventus Kupën e Italisë: penallti e padhënë e goli i anuluar tërbojnë Allegrin Mbaroi këtu? Aspak, sepse pas kartonit të kuq fillon pjesa e dytë e "spektaklit" të teknikut Allegri. Teksa u largua nga fusha ai fillimisht duartrokiti në mënyrë ironike arbitrin, pastaj vazhdon t'i bërtasë kujtdo që ishte brenda rrezes së tij. Në fund, duke parë tribunën bërtiti disa herë. "Ku është Rocchi?", me referencë të qartë për dizenjatorin e arbitrave.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI