Flash

Mourinho, kundërshtar i Muçit dhe Rashicës: në Spanjë janë të sigurtë, i ka thënë "po" Fenerbahce

Lapsi.al 15 May 2024
Mourinho, kundërshtar i Muçit dhe Rashicës: në Spanjë
Josè Mourinho në Turqi është më shumë se një sugjerim i thjeshtë merkatoje. Pas lamtumirës nga Roma, mbyllur me shkarkim, Special One mund të nisë sërish një aventurë të re me njohje të vjetra. Kështu, sepse klubi i ardhshëm mund të jetë Fenerbahce, ku luajnë Leonardo Bonucci dhe Edin Dzeko. Aziz Yildirim, kandidati për t'u bërë president i verdhebluve, raporton Mundo Deportivo, ka siguruar se tashmë ka aprovimin e ish-trajnerit të Inter dhe Chelsea për sezonin e ardhshëm. Tekniku portugez e ka mirëpritur propozimin e marrë gjatë një takimi të fundit. Mourinho do të kishte kështu aventurën e parë në tokën turke, në eksperiencën e dhjetë si trajner. Ditët e fundit Mourinho, i cili gjithashtu është tunduar nga klubet saudite për javë të tëra, lëshoi një thumbim ndaj klubit të tij të vjetër: "E urreja që më duhej të isha fytyra e Romës. Unë thjesht dua të stërvis". Lexo më tejVideo/ E majtë që lë të palëvizur portierin: Muçi ndëshkon Ankaragücü në fitoren e Beşiktaş Me kalimin në Turqi, në klubin e famshëm të Stambollit, Mourinho do të kishte rivalë të fortë dy shqiptarët e klubit tjetër të qytetit Besiktas. Ernest Muçi dhe Milot Rashica i kanë udhëhequr bardhezinjtë në vendin e pestë me 55 pikë. Me dy javë nga fundi, në një kampionat të dominuar nga Galatasaray (99 pikë), Besiktas është vetëm tre pikë larg Istanbul Basaksehir, që mban vendin që të çon në Conference League sezonin e ardhshëm.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI