Flash

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

"Benitez ishte një burracak, e urreja": sulm i egër kundër teknikut nga ish-mbrojtësi i Liverpool

Lapsi.al 14 May 2024
"Benitez ishte një burracak, e urreja": sulm i egër

Sulm i ashpër, shumë i ashpër i Stephen Warnock, ish-mbrojtësi i Liverpool, ndaj Rafa Benitez, tekniku i Reds mes viteve 2004 dhe 2010. Në këtë rast, anglezi i lindur në vitin '81 zbuloi një prapaskenë që shkatërroi pothuajse përfundimisht marrëdhënien e tij me trajnerin spanjoll.

WARNOCK: "BENITEZ, MENAXHIM KATASTROFIK"

"Benitez nuk arrinte të menaxhonte lojtarët - tha Warnock për podkastin Under the Cosh -. Taktikisht ishte i shkëlqyer, por menaxhimi i tij ishte katastrofik. Ai nuk e ka idenë se si të flasë me njerëzit, dhe mënyra se si u trajtova është provë e kësaj".

FINALJA E STAMBOLLIT

Prapaskena lidhet me finalen e Champions League 2005, luajtur më 25 maj në Stamboll (e fituar nga Liverpool me penallti kundër Milan, pas barazimit 3-3 pas 120 minutash lojë): "Ne u stërvitëm për dy javë në prag të finales. Dy ditë para morëm listën me 18 lojtarë të grumbulluar, pra 11 titullarë dhe 7 rezervë. Emri im ishte në listë, që do të thoshte se do të luaja ose më së shumti do të isha në pankinë. Kështu vrapova për të telefonuar familjen time për t'u thënë të rezervonin biletat e avionit".

"BENITEZ ISHTE NJË BURRACAK"

“Pastaj, ndërsa isha në shtëpi duke përgatitur gjërat e fundit për udhëtimin, erdhi një telefonatë. Ishte Pako Ayestaran, zëvendësi i Benitez. Ai që më tha se ishte bërë një gabim dhe se në realitet nuk isha ndër lojtarët e grumbulluar. Në atë moment mendova: 'Çfarë burracaku, nuk pati guximin të më telefononte'. Kur u kthyem nga Stambolli më tha se do të fliste me mua disa ditë më vonë, por nuk kërkoi kurrë ndjesë. Për më tepër, humba edhe bonusin e finales, në rast fitoreje, arrinte në 200,000 paund (rreth 233,000 euro), një shumë e madhe për mua. Gerrard më tha se do ti merrja lekët e mia por nuk i kam parë akoma. U rrita duke mbështetur Liverpool dhe isha shumë i lumtur për djemtë, por e urreja Rafa Benitez, isha vërtet i zemëruar me të”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI