Flash

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

Video/ Hidhet shorti i Final 4, Partizani gjen rrugën më të "lehtë' për titullin: zbulohen ndeshjet për titullin

Lapsi.al 13 May 2024
Video/ Hidhet shorti i Final 4, Partizani gjen rrugën më të
Rruga drejt titullit kampion tashmë është përvijuar. Shorti i hedhur në sallën e konferencave për shtyp, në stadiumin “Air Albania”, ka përcaktuar tashmë edhe përplasjet gjysmëfinale në Final 4. Partizani ka gjetur ekipin më të lehtë në letër, Skënderbeun. Në përballjen tjetër, Egnatia kryesuese do të përballet me Vllazninë. Egnatia u rendit e para në sezonin e rregullt, duke grumbulluar 63 pikë në 36 javë Partizani u rendit i dyti, me të njëjtën kuotë pikësh, por pas rrogozhinasve për ndeshjet direkte. Të dy skuadrat ishin në vazon 1, ndërsa shorti i lirë i ka vendosur kryeqytetasit, përballë Skënderbeut, që u rendit i katërti vetëm falë fitores në javën e fundit me Vllazninë, që e mbylli kampionatin në vendin e tretë. Lexo më tejShorti për “Final 4” të hënën: favoret, datat, skema e gjithçka duhet të dini si shpallet ekipi kampion në Superiore Partizani-Skënderbeu është edhe ndeshja e parë që do të luhet për fazën e Final 4. Dy skuadrat do të zbresin në fushën e Air Albania në datën 17 maj ora 20:00. Dy ditë më vonë Egnatia-Vllaznia, në datën 19, po në orën ora 20:00. Dy fitueset e këtyre sfidave (Partizani e Egnatia kalojnë edhe me barazim) do të përplasen më pas në finalen e madhe në datën 26 maj në orën 19:00.

SHORTI

17 maj / Partizani-Skënderbeu, ora 20:00 stadiumi “Air Albania” 19 maj/ Egnatia-Vllaznia, ora 20:00 stadiumi “Air Albania”

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI