Flash

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

Video/ Trossard shemb United dhe kthen Arsenal në krye: nuk ka titull të martën për Manchester City

Lapsi.al 12 May 2024
Video/  Trossard shemb United dhe kthen Arsenal në krye: nuk ka titull

Ndeshja e madhe e javës së tridhjetë e shtatë të Premier League mes Manchester United dhe Arsenal, shtyu për në javën e fundit dorëzimin e titullit kampion. Londinezët fituan 1-0 në Old Trafford falë golit të Leandro Trossard në minutën e 20', pas një asist të Havertz. Kështu, djemtë e teknikut Arteta kthehen në vendin e parë në renditje me një pikë më shumë se rivalët e tyre Manchester City. Të besuarit e teknikut Guardiola megjithatë kanë një ndeshje për të rikuperuar kundër Tottenham (të martën në orën 21:00) përpara javës përfundimtare vendimtare.

TITULLI VENDOSET NË JAVËN E FUNDIT

Skuadra e drejtuar nga Arteta ishte e detyruar të fitonte për të mbajtur gjallë shpresat për të fituar titullin dhe menjëherë u bënë të rrezikshëm me Saka dhe Gabriel, të pasaktë në dy raste. Pas reagimit të Red Devils, miqtë e thyen ngërçin në minutën e 20' me një aksion në aksin Havertz-Trossard. Gjermani vrapoi në fundore dhe shërbeu një top në qendër që belgu e kishte të lehtë ta dërgonte në rrjetë. Ëhite kombinoi me Saka dhe pothuajse dyfishoi epërsinë me një goditje të bukur diagonale që kaloi ngjitur me shtyllën. Në fund të pjesës së parë, Garnacho u tregua i rrezikshëm në krahun e tij, por i paaftë për të gjetur golin para fishkëllimës së dyfishtë.

Pjesa e dytë nuk solli ndonjë emocion të veçantë deri në minutën e 77', kur anësori argjentinas i vendasve iu afrua golit të barazimit në kundërsulm, me topin që fshikulloi shtyllën. Gunners u përgjigjen menjëherë me Martinelli, protagonist i një aksioni të bukur personal, i cili u neutralizua nga një ndërhyrje e madhe e Onana. Ish-portieri i Inter u përsërit me një tjetër refleks të shkëlqyer katër minuta më vonë në goditjen e Rice nga hyrja e zonës. Garnacho provoi sërish në kohën shtesë, por ndeshja përfundoi 0-1. Arsenal rikthehet kështu në vendin e parë në tabelë, ndërsa United u dha përfundimisht lamtumirën shpresave të tyre për t'u kualifikuar në sezonin e ardhshëm evropian.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI