Flash

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

Spalletti i habit të gjithë me deklaratën kontroverse: "Wanda Nara më bëri më të fortë"

Lapsi.al 12 May 2024
Spalletti i habit të gjithë me deklaratën kontroverse:

Spalletti vazhdon me deklaratat e tij që krijojnë debate, polemika, por edhe i bën njerëzit të buzëqeshin. Tekniku i kombëtares së Italisë vazhdon të hedhë dritë mbi të kaluarën e tij dhe eksperiencat si trajner, kur ka drejtuar në klube si Roma, Inter dhe Napoli. Detaje të reja mbërrijnë në disa episode që e kanë bërë, sipas tij, shumë më të fortë.

NJË FALEMINDERIT PËR WANDA NARA

Gjatë fjalimit të tij në World Meeting on Human Fraternity, i mbajtur në CONI, Spalletti fillimisht foli për të kaluarën e tij te Napoli: "I fal të gjithë, por nuk harroj". Më pas ai iu referua një situate që e bëri atë më të fortë. Luciano Spalletti ishte trajner i Inter nga viti 2017 deri në vitin 2019, ku megjithatë nuk arriti rezultatet e dëshiruara. Në skuadrën e tij si sulmues kryesor ishte Mauro Icardi, i cili krijoi jo pak probleme brenda klubit për shkak të bashkëshortes Wanda Nara, që ishte edhe menaxherja e tij.

Lexo më tejWanda Nara e tutat e Juventus: detaji sensacional tërbon tifozët e Inter

Argjentinasja e famshme ishte një nga arsyet që çoi në divorcin mes klubit dhe sulmuesit, për shkak të ndërhyrjes së saj në marrëdhëniet kontraktuale dhe qëndrimit të saj duke bërë gjithmonë kërkesa në rritje. E Spalletti, pavarësisht gjithçkaje, e falënderoi.

"MË BËRI MË TË FORTË"

"Rasti Wanda Nara, por edhe rasti Totti, më bënë më të fortë. Vëllai im më thoshte gjithmonë se po bëja një punë të shkëlqyer. Është t'i kesh të gjithë kundër teje, që të bën të vetëdijshëm për karakterin tënd dhe të tregon se kush je".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI