Flash

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

"Nuk dinë çfarë të bëjnë vitin e ardhshëm": Rabiot zbulon kaosin që mbizotëron te Juventus

Lapsi.al 13 May 2024
"Nuk dinë çfarë të bëjnë vitin e

Adrien Rabiot, pasi shënoi golin e barazimit ndaj Salernitanas foli edhe për të ardhmen e tij dhe të të gjithëve në shtëpinë e Juventus. Të mërkurën bardhezinjtë luajnë sezonin në Olimpico. Kundër Atalantës në finalen e Kupës së Italisë, bardhezinjtë, por mbi të gjitha Max Allegri, po luajnë për trofeun e tyre të parë pas disa vitesh mungesë, por edhe për paqen shpirtërore për të ardhmen. Megjithatë, skuadra vazhdon të vuajë në kampionat. Dje Juventus barazoi në shtëpi me Salernitanën falë një goli në kohën shtesë nga Rabiot kualifikimi në Champions u arrit vetëm në sajë të fitore së Atalantës.

Megjithatë, Rabiot ka dashur të mbajë përqendrimin lart në vigjilje të një finaleje fondamentale: "Është një situatë e komplikuar prej shumë javësh, ne duhet të përpiqemi të qëndrojmë të qetë sepse është një finale për tu luajtur të mërkurën. Nuk është koha për të dalë nga ritmi pak javë nga fundi. Jemi një grup i ri, pa eksperiencë, janë gjëra që mund të ndodhin. Për ndeshjen e mbrëmshme, bëmë një pjesë të parë të shëmtuar, pastaj më mirë në pjesën e dytë. Krijojmë raste, por në fund nuk jemi shumë të qartë".

E ARDHMJA SIPAS RABIOT

Përveç finales së Kupës së Italisë dhe kualifikimit në Champions League, ajo që ka rëndësi për Juventus është e ardhmja. Ekziston përshtypja se cilido qoftë rezultati i këtij sezoni, e ardhmja e të gjithëve është e pasigurt, duke filluar nga Allegri e deri te stafi. Shumë lojtarë janë në dyshim (Vlahovic, Chiesa, Bremer, vetë Rabiot) dhe të tjerë me siguri do të thonë lamtumirë (Alex Sandro, Milik, Kean, Kostic).

Lexo më tej: Video/ Juventus nuk di më të fitojë: Rabiot eviton në shtesë turpërimin me Salernitanën e rënë në B

Rabiot gjithashtu ka folur për të ardhmen, jo vetëm të tijën, por të të gjithë grupit: "Derisa të arrijmë objektivat tona, ne nuk do të flasim. Do të shohim kur të fitojmë Kupën e Italisë. Jam krenar që jam këtu, këtë herë kam mbajtur shiritin e kapitenit dhe më pëlqen ta drejtoj këtë ekip të ri, por në futboll duhet në një pikë edhe të flasim. Të shohim pas finales, jemi të qetë, ka kohë. Flas për një grup, nuk jam i vetmi këtu. Shumë nuk dinë çfarë të bëjnë vitin e ardhshëm, edhe në mesin e stafit, shumë prej nesh duhet të mendojnë për këtë. Nuk e di nëse do të jem ende këtu, por duhet të jap gjithçka dhe të përpiqemi të fitojmë për ta vendosur ekipin në kushtet më të mira për vitin e ardhshëm”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI