Flash

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

Në Itali tani duan që Atalanta të mos fitojë më: Gjimshiti me shokë mund t'i heqin italianëve ekipin e gjashtë

Lapsi.al 13 May 2024
Në Itali tani duan që Atalanta të mos fitojë më:

Në Itali i kishin bërë hesapet pa hanxhiun. Ose më mirë, nuk kishin marrë parasysh faktorin Atalanta. Vendi i gjashtë i Serie A në Champions League varet nga një fije krejt zikaltër. E kjo, jo vetëm sepse ishte, dhe është e nevojshme që Atalanta të fitojë finalen e Europa League kundër Bayer Leverkusen, gjë që është plotësisht e mundur, por edhe sepse një seri e mundshme pozitive në kampionat e të besuarve të Gasperinit do t'i hiqte Italisë mundësinë e futjes së gjashtë skuadrave në Europën e të mëdhenjve.

JA PËRSE...

Për tu sqaruar: barazimi i Juventus ndaj Salernitana, i kombinuar me përplasjen direkte të hënën e 20 majit mes Bolonjës dhe bardhezinjve, në fakt ka hapur një mundësi të pa marrë në konsideratë deri më tani, përkatësisht që Atalanta të mund të hyjë në katërshe. Llogaritjet bëhen shpejt: bergamaskët, që duhet të rikuperojë ndeshjen ndaj Fiorentinës, mund të arrijë me tri fitore, 72 pikë. Një kuotë e paarritshme për Juventus dhe Bologna, të cilët, pra, do të rrëshqasin në vendin e pestë. E duke qenë se për të arritur gjashtë skuadra në Champions, Atalanta duhej të fitonte Europa League, por të përfundonte jo më lart se vendi i pestë, “dëmi” do të bëhej.

KRYEQYTETI ME SYTË NGA BERGAMASKËT

Logjike, në këtë kuptim, që Roma dhe Lazio, përkatësisht në vendin e gjashtë dhe të shtatë dhe të ndarë me vetëm një pikë në kampionat, t'i shikojnë zikaltrit e teknikut Gasperini me vëmendje të veçantë dhe me frikë. Që Champions të mbetet ende e mundshme, duhet të paktën një gjysmë hapi fals nga Atalanta në kampionat. Të paktën një barazim mes ndeshjes jashtë fushe në Lecce (salentinët tashmë të siguruar), ndeshjes në shtëpi kundër Torinos (në garë për një vend në Europë) ose, në fund, kundër Fiorentinës në rikuperimin e 2 qershorit, me gjithcka të përfunduar.

Lexo më tejVideo/ De Ketelaere vendos përplasjen direkte me Romën: Atalanta kualifikon Bologna e Juventus në Champions

Sepse në fakt, pavarësisht meritave të mëdha të Atalantës, fitimi i Europa League dhe më pas largimi i italianes së gjashtë në Champions League me 9 pikë në tre ndeshjet e ardhshme të kampionatit, objektivisht do të ishte një shaka e hidhur. Është e qartë se këtu nuk nënkuptohet se Hyjnesha duhet të bëjë llogaritë e të tjerëve, por e sigurt është se fati i Italisë është tërësisht në duart e saj...

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI