Flash

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

Video/ Premier League: 3-3 i çmendur mes Aston Villa e Liverpool, Duran habit Reds me dy gola në tre minuta

Lapsi.al 13 May 2024
Video/ Premier League: 3-3 i çmendur mes Aston Villa e Liverpool, Duran

Barazimi i pabesueshëm 3-3 në ndeshjen e fundit të javës së 33 të Premier League. Aston Villa, në fakt, arriti të rikuperonte Liverpool në shtëpi vetëm në finale të ndeshjes. Reds hapën rezultatin falë autogolit skandaloz të portierit Martinez. Villians rikuperuan menjëherë me Tielemans. Klopp u rikthye përpara me Gakpo dhe të riun Quansah, por Emery rrëmbeu pikën në fund falë një dygolëshi të një super Duran, që i çon Villans nga 3-1 në 3-3 në harkun e tre minutave.

AUTOGOLI I MARTINEZ

Ndeshja u orientua menjëherë, me një autogol të bujshëm të vendasve. Në minutën e dytë të takimit një krosim i dobët nga e djathta, Emiliano Martinez nuk mundi ta bllokonte duke e dërgon në mënyrë të ngathët në portën e tij. Pas disavantazhit, Villans nisën përpjekjet për të barazuar, dhe pas gjashtëqind sekondash, lojtarët e Emery e rikthejnë ndeshjen në ekuilibër. Asisti i Watkins për goditjen e mrekullueshme të Tielemans nga skaji, që e bëri rezultatin 1-1. Pas golit të barazimit vendasit vazhduan të shtypnin gazin, por në minutën e 23' Liverpool goditi sërish me Gakpo. Aston Villa nuk u dorëzua në fund të pjesës së parë, që megjithatë u mbyll me golin e avantazhit të mysafirëve.

Lexo më tej: Video/ Trossard shemb United dhe kthen Arsenal në krye: nuk ka titull të martën për Manchester City

DYGOLËSHI I DURAN

Skuadra e Klopp shënoi gjithashtu golin e tretë në fillimin e pjesës së dytë, falë goditjes me kokë të të riut Quansah në minutën e 48'. Pak minuta më vonë Watkins ngushtoi përsëri diferencën, por goli i tij u anulua pas një kontrolli në VAR. Skuadra vendase shtyu fort për të rihapur gjithçka dhe ia doli në mënyrë sensacionale të rikuperonte brenda pak minutash nga fundi. Kolumbiani Jhon Duran shpërtheu me dy gola në minutën e 85' dhe 88', duke barazuar brenda tre minutave. Ndeshja përfundoi 3-3, por Aston Villa nuk mund të festojë ende kualifikimin matematikor për në Champions. Distanca nga Totenham është +5, por Spurs duhet të rikuperojë ndeshjen kundër Manchester City.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI