Flash

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

Bleu lojtarin e Barcelonës, luante i vëllai, Dinamo Bukuresht e mashtruar nga binjkët Ié

Lapsi.al 13 May 2024
Bleu lojtarin e Barcelonës, luante i vëllai, Dinamo Bukuresht e

Bota është plot me ngatërrim identiteti të binjakëve, në çdo fushë. Nga realiteti te filmat, mes shakave dhe mashtrimeve, dy vëllezër krejtësisht identikë shpesh nxjerrin mbi vete histori pak a shumë të besueshme. Megjithatë, ajo që ndodhi te Dinamo Bukuresht do të ishte çmenduri. Bëhet fjalë për vëllezërit binjakë Ié - përkatësisht Edgar, me të kaluar te Sporting Lisbona e Barcelona dhe Edelino, 30 vjeçarë nga Guinea Bissau. I pari, Edgar, i pranishëm në Kupën e Kombeve të Afrikës së fundit u ble nga Dinamo Bukuresht, por ish-lojtari i Barcelonës në fakt nuk do të kishte shkuar kurrë në Rumani. Klubi rumun e etiketon të gjithë këtë çështje si lajm të rremë dhe njofton synimin e tij për të denoncuar autorin. Mjeku i Dinamos konstatoi gjithashtu se Edgar Ié ka një plagë në gju, në përputhje me një operacion që i është nënshtruar në të kaluarën në ligamentet e tij.

Prapaktheu? Dëmtim? Jo, fare. Edgar dërgoi vëllanë e tij Edelino në Bukuresht - sipas asaj që thotë Marca - një futbollist padyshim më pak brilant se sa ndërkombëtari afrikan dhe gjysmë-profesionist në Poloni.

Dyshimet te Dinamo Bukuresht – përvec aftësive të rishikueshme futbollistike - erdhën nga Ié që fliste vetëm portugalisht, kur karriera e Edgar - blerja e supozuar - e pa atë larg nga Lisbona për shumë vite mes Spanjës, Francës, Turqisë dhe Holandës. Zbulimi i pranisë së një binjaku më pas nuk bëri gjë tjetër veçse nxiti dyshimet dhe lehtësoi hetimet. Kur iu kërkua të dorëzonte patentën e tij, Ié i Dinamo Bukuresht refuzoi.

DINAMO: "FAKE NEWS, DO DENUNCOJMË AUTORIN"

Dinamo Bukuresht ka reaguar ndaj lajmit që bëri xhiron e botës me një deklaratë shumë të ashpër. Klubi bëri të ditur synimin për të denoncuar autorin e asaj që cilësohet si lajm i rremë. "Një falsitet, një shpifje, një sulm kanceroz ndaj klubit. Një lajm i rremë, i cili u shfaq në Facebook ditën e ndeshjes kundër UTA Arad, u përhap brenda pak orësh nga masmediat rumune dhe u rimor nga shtypi ndërkombëtar, deri te BBC, Marca ose Record. Të thuash se Dinamo Bukuresht dyshon se nuk ka blerë Edgar Miguel Ié, por vëllain e tij binjak, Edelino Miguel Ié, është një gënjeshtër, një shpifje, një sulm kanceroz ndaj klubit. Dinamo Bukuresht ka blerë Edgar Miguel Ié, lojtar komunitar, përmes një kompanie të njohur në nivel evropian. Flasim para së gjithash për transparencë, ligjshmëri.

Edgar Miguel Ié ka marrë një certifikatë transferimi ndërkombëtar të lëshuar nga federata turke, e verifikuar nga Federata Rumune e Futbollit dhe FIFA. Ai është regjistruar nga Liga e futbollit profesionist (LPF), ka marrë një certifikatë regjistrimi nga Inspektorati i Përgjithshëm i Emigracionit (IGI), dëshmi e qartë se shteti ynë ka të dhëna për qëndrimin e tij në Rumani. Përtej këtij qëndrimi për tifozët, për shtypin vendas dhe atë europian, Dinamo Bukuresht njofton se ka nisur procedurat për denoncimin e autorit të këtij informacioni të pasaktë për dëmtim të rëndë të imazhit të klubit. Edhe nga pikëpamja etike, Dinamo Bukuresht nuk mund të pranojë qëndrimin e shprehur nga një pjesë e mediave, për të promovuar lajme të rreme me emrin e klubit”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI