Flash

"Kupën e tani dy tituj kampion bashkë": Demrozi pa frena pas triumfit me Kukësin

Lapsi.al 14 May 2024
"Kupën e tani dy tituj kampion bashkë": Demrozi pa frena pas
“Nuk do të mjaftohemi me kaq. Shpresojmë të marrim edhe trofeun e kampionatit. Pas suksesit tonë fshihet vetëm punë, asgjë tjetër". Presidenti i Egnatias, Agim Demrozi, ka shpallur menjëherë objektivin e ri të rrogozhinasve, sapo ka ngritur trofeun e Kupës së Shqipërisë. Me 1-0 ndaj Kukësit, skuadra e presidentit Demrozi ka mbrojtur trofeun e fituar sezonin e kaluar. "E kisha menduar edhe fitimin e Kupës, një trofe që na bën mirë si ekip. Nuk është se kemi fituar 20 apo 30, ne na bën mirë edhe Kupa. Shpresojmë për kampionatin, do të jetë një luftë e fortë". Vëmendja tani përqendrohet te gjysmëfinalja e Final 4 me Vllazninë: "Ndaj Vllaznisë do të jetë një ndeshje e fortë. Vllaznia është një ekip shumë i fortë, ka ndërruar edhe trajnerin. Jemi ndeshur shpesh, por kjo ndeshje nuk është si të tjera, shpresoj që të dalim fitimtarë", tha Demrozi që pastaj bëri edhe një batutë, jo pa një notë ironie. "Në fillim të sezonit e krijuam ekipin për të fituar titullin, titullin e kemi fituar, është formula tani që duhet të luftojmë për të fituar titullin e dytë, pasi titullin moral e kemi fituar". Lexo më tejVideo/ Egnatia fiton Kupën, feston edhe Tirana: përrallës së Kukësit i jep fund të hidhur ish-lojtari i tyre Ndreca Në fund edhe për të ardhmen e teknikut: "Tetova ka edhe 2 vjet kontratë me Egnatian. Do të ulemi. Unë jam gjithmonë i hapur. E shikojmë veten në finale, pse jo”, përfundoi Demrozi.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI