Flash

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

Video/ Alen Sherri befason të fejuarën mes festës për Kupën: propozim për martesë në fushë

Lapsi.al 14 May 2024
Video/ Alen Sherri befason të fejuarën mes festës për

Nga festa në festë. Te Egnatia fituese e Kupës së Shqipërisë, është një Alen Sherri më i kompletuar se kurrë. Portieri i rrogozhinasve pas finales së Kupës, në mes të festimeve, ka befasuar të fejuarën e tij Razena. Ndërsa ekipi po bënte foton e rastit, shkodrani u gjunjëzua i rrethuar nga shokët e tij të skuadrës dhe i propozoi për martesë të fejuarës.

Mes brohoritjeve të të gjithë shokëve të skuadrës, si për ti dhënë zemër edhe më shumë numrit 1 të Egnatias, Sherri mori një “po” të fortë e të qartë si përgjigje. Dy gëzime në një mbrëmje mund të quhet fare mirë ajo e Sherrit, që sidoqoftë nuk ka shumë kohë për të menduar për martesën, sepse në fundjavë vijnë ndeshjet e Final 4 dhe portieri duhet të jetë krejtësisht i fokusuar te ndeshja kundër ish-Vllaznisë së tij.

“E kisha planifikuar para nja 2 ditësh - tha Sherri -. Për koeçidencë, dje më çoi një unazë. Sot më tha pse po rrimë kështu ne, sikur do më propozosh. Kam 2 vite e gjysëm me të fejuarën. Kishte ardhur momenti për ta bërë zyrtare. Kisha emocione shumë gjatë lojës për të dyja gjërat. Ndoshta ndikoi edhe në lojë. Ishte një ditë emocionuese për mua".

Video/ Propozimi për martesë

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI