Flash

Video/ Vlahovic i dhuron Juventus Kupën e Italisë: penallti e padhënë e goli i anuluar tërbojnë Allegrin

Lapsi.al 15 May 2024
Video/ Vlahovic i dhuron Juventus Kupën e Italisë: penallti e
Juventus fiton Kupën e Italisë 2023/24, e 15 në historinë e saj dhe e pesta me teknikun Max Allegri në pankinë. Bardhezinjtë mundën 1-0 Atalantën në finalen e Romës falë golit të Dusan Vlahovic pas vetëm 4'. Serbi vendosi efektivisht një ndeshje shumë intensive dhe të ekuilibruar për të gjithë të 90 minutat. Allegri-bis, nëse vërtet do të jetë lamtumirë, përfundon me një trofe. Gasperini, pasi humbi finalen e tretë, do të ketë shansin ta kompensojë pikërisht pas një jave, në aktin e fundit të Europa League. Juventus e mbyll me trofe. Pas kualifikimit në Champions League bardhezinjtë fituan edhe Kupën e Italisë, duke thyer Atalantën. Njeriu që vendosi ndeshjen ishte Vlahovic, i cili shënoi pas 4 minutash, duke përfituar nga një asist i Cambiaso. I njëjti skenar u përsërit në minutën e 72', por goli u anulua nga VAR për shkak të një pozicioni jashtë loje të sulmuesit serb. Një pozicion jashtë loje milimetrik, që nervozoi pankinën bardhezi, duke qenë se erdhi pas një penalltie të padhënë, për faullin ndaj Vlahovic. Allegri u tërbua në minutat e fundit, për një mungesë ndërhyrje të arbitrit Marseca pas një faulli ndaj Danilos, duke lejuar aksionin të vazhdonte me Perin që bëri ndërhyrjen vendimtare e të vetmen të vërtetë në ndeshje. Lexo më tej: Juventus zgjedh trajnerin e ri: akord dy vjeçar prej 3,5 milionë euro me Thiago Motta Allegri flaku xhaketën dhe zbërtheu këmishën, duke bërtitur me tone të larta ndaj arbitrit që e përjashtoi. Në bilanc duhen futur edhe shtylla e Lookman dhe traversa e Miretti. Në fund, Juventus feston trofeun e 15 në histori dhe fundin e një trevjecari pa suksese.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI