Flash

"Më shohin të shkarkuar nga Juve, në atë rast lë një skuadër fituese": Allegri cinik e rekordmen, askush si ai

Lapsi.al 16 May 2024
"Më shohin të shkarkuar nga Juve, në atë rast lë
Në kampin e Juventus tani çështja më e nxehtë është ajo e trajnerit, me Thiago Motta që duket se do të jetë drejtuesi i ri në pankinën bardhezi sezonin e ardhshëm. E në lidhje me këtë situatë ka folur edhe tekniku Massimiliano Allegri që është tani më i sukesshmi i kompeticionit me 5 trofe të Kupës së Italisë. Juventus triumfoi mes vuajtjesh në finalen e Kupës së Italisë, duke kaluar 1-0 Atalantën. Bardhezinjtë i japin kështu fund një trevjecari pa trofeu, duke rrëmbyer Kupën e 15 të Italisë falë një goli të shpejtë të Dusan Vlahovic. Një ndeshje me tension të lartë, sidomos për Massimiliano Allegrin, i përjashtuar në minutat e fundit të finales së Kupës së Italisë. I inatosur me arbitrin Maresca për vendimet gjatë ndeshjes, tekniku i bardhezinjve doli nga vetja në fund të ndeshjes. Lexo më tejVideo/ Allegri një furi kundër arbitrit Maresca, thirrja nga tribuna e bujshme: “Ku është Rocchi, ku është?” "Jam shumë i kënaqur për djemtë, bënë një punë të mirë dhe i dhuruan kënaqësi shoqërisë, tifozëve e mua. Të fitosh nuk është kurrë e lehtë, por është në ADN e Juves. Shumë më shohin larg Juves. Nëse vitin tjetër nuk do të jem më trajner, po lë një skuadër të fortë dhe fituese. Shoqëria do të bëjë vlerësimet. Ka të drejtën të vendosë nëse do të ndryshojë lojtarë apo trajner", tha Allegri. Atalanta u pengua në humbjen e tretë në po aq finale të Kupës së Italisë të diskutuara me Atalantën, por sidoqoftë nuk ka zhgënjyer. Zikaltrit, ndërkohë, duhet të mendojnë për finalen e Europa League me Bayer Leverkusen, për të kurorëzuar në mënyrën më të mirë një sezon të rëndësishëm.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI