Flash

Botërori për klube, me River Plate bëhen 27 të kualifikuara: mungojnë në apel vetëm 5 skuadra

Lapsi.al 17 May 2024
Botërori për klube, me River Plate bëhen 27 të kualifikuara:

Fitoi kundër Libertad 2-0, duke kaluar kështu në fazën e 1/8 të Copa Libertadores dhe jo vetëm. Me këtë rezultat, River Plate siguroi pjesëmarrjen në Kupën e Botës për Klube përmes renditjes së FIFA-s. Tani, për Amerikën e Jugut, janë ende vetëm dy vende për t'u caktuar. Të sigurt, përveç klubit të Buenos Aires, janë tre fituesit e edicioneve të fundit të Libertadores, brazilianët e Palmeiras, Flamengo dhe Fluminense. Pastaj skuadra tjetër do të vijë nga kushdo që fiton kupën në vitin 2024.

Nëse është një nga katër të kualifikuarit tashmë, do të shkojë në Kupën e Botës një skuadër përmes renditjes. Për momentin skuadra më e mirë është Boca Juniors.

SIPAS KONTINENTEVE

Europa, Afrika dhe Oqeania tashmë kanë emrat e pjesëmarrësve në Botërorin për Klube. Për kontinentin tonë janë 12 (Manchester City, Real Madrid, Chelsea, Bayern Munich, Paris Saint Germain, Inter, Porto, Benfica, Borussia Dortmund, Juventus, Atletico Madrid dhe Salzburg). Për Afrikën 4: egjiptianët e Al Ahly, marokenët e Wydad, tunizianët e Esperance dhe afrikano-jugorët e Mamelodi Sundowns. Për Oqeaninë një: neozelandezët e Auckland City.

Janë 4 për Azinë, por vetëm 3 janë tashmë të sigurt: arabët e Al Hilal, japonezët e Urawa Red Diamonds dhe koreano-jugorët e Ulsan. E katërta do të jetë mes Yokoama Marinos (Japoni) dhe Al Ain (Emiratet e Bashkuara Arabe). E njëjta situatë në Amerikën Veriore dhe Qendrore me tre ekipe tashmë të kualifikuara: meksikanët Monterrey dhe Leon dhe amerikanët Seattle Sounders. E katërta do të jetë mes amerikano-veriorwve tw Columbus Crew dhe meksikanëve Pachuca. Pastaj është vendi shtesë që duhet caktuar për vendin pritës. Nuk dihen kriteret por ka mundësi që të merret një vendim për klubin kampion të MLS. Në atë rast, mund të shpresojmë të shohim Leo Messi, me Inter Miam e tij, në kompeticionin më prestigjioz të klubeve në botë.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI