Flash

"Në pankinë për dy ndeshjet e fundit". Juventus zyrtarizon Paulo Montero: kush është lideri me ADN bardhezi

Lapsi.al 19 May 2024
"Në pankinë për dy ndeshjet e fundit". Juventus
Paulo Montero mbërriti në Continassa herët në mëngjes për të drejtuar stërvitjen e parë në krye të Juventus, që duhet ta drejtojë nga pankina në vend të Max Allegri, në dy ndeshjet e fundit të kampionatit kundër Bologna e Monza. Pasi mbylli kampionatin Primavera me një barazim ndaj Frosinones, ish-mbrojtësi uruguaian mori përsipër drejtimin e ekipit të parë deri në fund të sezonit, në pritje për t'ia besuar pankinën italo-brazilianit Thiago Motta. Menjëherë pas hyrjes së tij në qendrën sportive të Juventus, ka mbërritur njoftimi zyrtar për promovimin e tij “part-time”.

KOMUNIKATA E JUVENTUS

"Dy ditët e ardhshme të Serie A, të fundit të kampionatit 2023/24, do të shohin Paolo Montero në pankinën e ekipit të parë të meshkujve. Montero është aktualisht trajneri i ekipit U-19 i cili përfundoi Kampionatin Primavera 1, vetëm dje në 18 maj. Mëngjesin e sotëm, të dielën 19 maj, ai do të drejtojë seancën e tij të parë stërvitore me skuadrën që do ta udhëheqë më pas në ndeshjet kundër Bologna (të hënën ora 20:45 në “Dall'Ara”) dhe kundër Monza në Allianz Stadium, në një datë dhe orë tjetër për t'u përcaktuar, ndeshje këto që do të mbyllin sezonin tonë. Për Paolon, fillimisht legjendë e Juventus në fushë, më pas bartësi i ADN-së bardhezi në pankinë (siç konfirmohet nga Origjinali "Plantar una Semilla", prodhuar nga Juventus Creator Lab disa javë më parë), urimet më të mira për këtë impenjim të dyfishtë”.

KUSH ËSHTË MONTERO

Një idhull i tifozerisë për t'i dhënë fund një sezoni të trazuar në mënyrë dinjitoze dhe për tu përpjekur të qetësojë klimën e acaruar në Continassa. Paolo Montero, nëntë vjet në Torino - i zbukuruar me 278 paraqitje, 4 kampionate të fituar (plus një të anuluar), një Kupë Interkontinentale, tre Superkupa Italie dhe një Superkupë UEFA - është njeriu i zgjedhur nga Juventus për të zëvendësuar Massimiliano Allegri. Uruguajani i lindur në Montevideo në vitin 1971, ishte një nga pretorianët e Marcello Lippi në ciklin e tij fitues te Juventus. Montero është një nga figurat që mishëron më së miri ADN-në e Juventus: besnik ndaj shokëve të tij të skuadrës, i zjarrtë me kundërshtarët e tij, i ashpër në fushë, por asnjëherë mbi norma. Aq sa fitoi edhe respektin e mbështetësve të Torinos. Gjatë karrierës së tij ai mori 16 kartonë të kuq në Serie A, numër që e bën atë rekordmen të këtij rekordi të palakmueshëm. I rritur në ekipin e të rinjve Penarol, mbrojtësi uruguaian bëri emër te Atalanta dhe më pas mbërriti te Juventus, ku qëndroi deri në vitin 2005, duke u bërë një nga senatorët bardhezi, përpara se të kthehej në Amerikën e Jugut dhe t'i jepte fund rrugëtimit të karrierës, aty ku filloi gjithçka, te Penarol.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI