Flash

Video/ Manchester City kampion i Anglisë, titulli i katërt radhazi për Pep: Arsenal fiton por nuk mjafton

Lapsi.al 19 May 2024
Video/ Manchester City kampion i Anglisë, titulli i katërt radhazi

Java e 38 dhe e fundit e Premier League i dhuroi Manchester City titullin historik të katërt radhazi. Askush nuk ka triumfuar për katër vjet radhazi në Angli. Djemtë e teknikut Pep Guardiola mundën 3-1 West Ham dhe u bënë të pakapshëm për Arsenal. Gunners kryen detyrën e tyre, duke mposhtur 2-1 Everton, por mbetën në -2. Shembet Aston Villa, duke humbur 5-0 përballë Crystal Palace. Liverpool fitoi 2-0 në ndeshjen e fundit të Klopp në pankinë. United kaloi De Zerbi në transfertë, por është praktikisht jashtë kompeticioneve europiane. Red Devils duhet të fitojnë FA Cup për të shpëtuar sezonin. Rrëzohet në Championship Luton.

MANCHESTER CITY 3-1 WEST HAM

Manchester City fitoi sërish Premier League, me golat e lojtarit më të mirë të vitit Phil Foden dhe Rodri, një tjetër që do ta meritonte, duke vulosur ndeshjen vendimtare, 3-1 kundër West Ham. Gjithsesi, pas rezultatit fshihet historia, është epopeja e pafund e kësaj skuadre që e ka shndërruar kampionatin anglez në mbretërinë e vet dhe vazhdon të jetë e pangopur, duke grumbulluar fitore dhe trofe.

Lexo më tejVideo/ Manchester City thyen tabunë Tottenham e prek titullin: nëse mundin West Ham janë Kampionë

Ky është titulli i katërt radhazi: askush nuk e ka arritur kurrë më parë. Historia që City donte të shkruante sërish, pas tripletës së bujshme të vitit të kaluar, dëshmon për madhështinë e teknikut Pep Guardiola, të asaj që ai ndërtoi në Mançester. Një ekip që ka fituar 6 tituj të Premier League në 7 vitet e fundit, zyrtarisht i kaluar nga dinastia në tirani me këtë triumf të ri. Arsenal u përpoq, këtë herë deri në fund, por nuk mjaftoi për të rrëzuar nga froni kampionët.

ARSENAL 2-1 EVERTON

Arsenal vuan, por ia del të bëjë detyrën: 2-1 ndaj Everton dhe një tjetër fitore në javën e fundit. Një sukses që megjithatë rezulton i padobishëm, me titullin që zbarkon në Manchester. Gunners gjetën një kundërshtar të denjë si Everton, edhe pse shpenzuan shumë raste. Ndëshkimi ishte i pabesueshëm: Gana Gueye ekzekutoi një goditje dënimi, Declan Rice e devijon dhe topi kalon pas shpinës së Raya. Arsenal reagoi menjëherë dhe barazoi pas vetëm tre minutash. Tomiyasu hyri në zonë dhe shënoi duke shfrytëzuar një krosim tokazi. Emirates kërkonte nga skuadra një tjetër gol dhe pas rasteve të humbura nga Thomas Partey, Martinelli dhe Odegaard, goditi traversën me Smith-Roëe, pas një gabimi të portierit Pickford. Goli i fitores erdhi vetëm në minutën e 89', kur Havertz kaloi në avantazh Arsenal, pas asistit të Odegaard. Përfundoi 2-1 dhe Gunners e mbyllën kampionatin në vendin e dytë me 89 pikë, dy pikë pas City.

Premier League England

Arsenal 2-1 Everton

Brentford 2-4 Newcastle United

Brighton 0-2 Manchester United

Burnley 1-2 Nottingham Forest

Chelsea 2-1 Bournemouth

Crystal Palace 5-0 Aston Villa

Liverpool 2-0 Wolves

Luton Town 2-4 Fulham

Manchester City 3-1 West Ham United

Sheffield United 0-3 Tottenham Hotspur

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI