Flash

Mourinho nga rival në trajner i Muçit e Rashicës: "Përmbushëm pritshmëritë e tij financiare"

Lapsi.al 20 May 2024
Mourinho nga rival në trajner i Muçit e Rashicës:

José Mourinho është gati të rikthehet në pankinë pasi u shkarkua nga Roma në mesin e janarit. Jo te Fenerbahçe, siç u përfol ditët e fundit, por gjithësesi në Stamboll të Turqisë. Zv/presidenti i Besiktas, Hüseyin Yücel tha se "rreth një muaj më parë takova teknikun Mourinho në Stamboll dhe ai e mirëpriti ofertën tonë. Ne i kemi përmbushur pritshmëritë e tij financiare, po punojmë për sponsorizime dhe jemi të gatshëm t'i plotësojmë kërkesat e tij për pagën. Ne do të kemi një takim përfundimtar në Itali javën e ardhshme”.

“I thashë se doja ta shihja këtu, se i shkonte për shtat alkimisë së Besiktas – shtoi Hüseyin Yücel për Sporx –. Mourinho tha se do ta mendonte dhe pas pak u përgjigj se do të donte të na takonte sërish në Itali. Nëse gjejmë një marrëveshje me Mourinho atëherë do ta këshillojmë që të përfshijë në staf edhe Ricardo Quaresma”, ka deklaruar ai për Sporx.

Lexo më tej: Mourinho, kundërshtar i Muçit dhe Rashicës: në Spanjë janë të sigurtë, i ka thënë 'po' Fenerbahce

Kështu, Special One, me kalimin në Turqi, në klubin e famshëm të Stambollit, nuk do të jetë më rivali i forte i dy shqiptarëve Ernest Muçi dhe Milot Rashica, si u përfil në fillim për kalimin te Fenerbahce, por trajneri i tyre. Dyshja i ka udhëhequr bardhezinjtë në vendin e pestë me 55 pikë. Me dy javë nga fundi, në një kampionat të dominuar nga Galatasaray (99 pikë), Besiktas është vetëm tre pikë larg Istanbul Basaksehir, që mban vendin që të çon në Conference League sezonin e ardhshëm.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI