Flash

FOTO/ Reus i ofron një birrë tifozëve të Borussia Dortmund: llogaria në fund është spektakolare

Lapsi.al 20 May 2024
FOTO/ Reus i ofron një birrë tifozëve të Borussia Dortmund:
Ndeshja e djeshme kundër Darmstadt, e fituar nga Borussa Dortmund 4-0, ishte ndeshja e fundit e Marco Reus në Signal Iduna Park. Sulmuesi largohet pas 12 sezonesh me fanellën verdhezi, gjatë të cilave ai grumbulloi 428 paraqitje dhe 170 gola. Në fund të ndeshjes, kapiteni (autor i 2-0 momental në minutën e 38’) ka menduar t'u thoshte lamtumirë tifozëve të tij duke u ofruar një birrë të gjithëve të pranishëm në Sudtribune (i njohur si 'Muri i Verdhë'), shkallarja më e madhe në Evropë.

REUS I OFRON NJË BIRRË 25 MIJË TIFOZËVE TË MURIT TË VERDHË

Duke marrë parasysh që, nga 80,000 vende në Westfalenstadion, rreth 25,000 ndodhen brenda Sudtribune, shpenzimi i bërë nga lojtari i lindur në vitin '99 (me koston hipotetike prej 4.5 euro për birrë) ndoshta duhet të jetë rreth 112,000 euro. Lexo më tej: Video/ Finalisti i Champions mposhtet nga ekipi që luan për mbijetesë: Mainz shemb 3-0 Dortmund

"FALEMINDERIT PËR KËTO VITE TË MREKULLUESHËM"

"Faleminderit për këto vite të mrekullueshme dhe për mbështetjen që më keni dhënë - tha Reus gjatë fjalës së tij lamtumirës drejtuar tifozëve -. Birrën e lamtumirës e kam unë. Marco juaj". Një gjest i vlerësuar jashtëzakonisht edhe nga klubi, i cili orët e fundit ka publikuar një postim ku falënderon kapitenin.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI