Flash

Çmenduri në Marsejë, qëllohen me armë makinat e tre lojtarëve të Olympique

Lapsi.al 20 May 2024
Çmenduri në Marsejë, qëllohen me armë makinat e tre
Natë frike në Marsejë për tre lojtarë të Olympique Marseille: Faris Moumbagna, Jean Onana dhe Bamo Meite. Të tre lojtarët ishin viktima të një agresioni ndërsa ktheheshin në shtëpitë e tyre. Në këtë ngjarje të frikshme, në drejtim të makinave të tre futbollistëve është qëlluar me armë zjarri.

SULMOHEN TRE LOJTARË TË OLYMPIQUE MARSEILLE

Sipas asaj që raportohet nga Europe 1, në fakt, të tre, duke u kthyer nga transferta në Le Havre, kanë marrë një kthesë të gabuar. Futbollistët hasën kështu në një grup kriminelësh që tentuan t'i grabisnin. Gjatë tentativës së arratisjes, në drejtim të makinave të dy prej tre lojtarëve të Olympique është qëlluar tre herë me armë zjarri. Një ngjarje si në filmat policesk, në të cilën tre futbollistët e klubit francez rrezikuan edhe jetën.

FUTBOLLISTËT NËN SHOK

Sipas asaj që u mësua, Moumbagna, Onana dhe Meite kanë arritur të shpëtojn pa asnjë pasojë. Vetëm se për momentin të tre futbollistët do të ishin ende nën shok nga një natë që mund të kishte përfunduar në tragjedi. I gjithë "faji" i tyre ishte se ngatërruan rrugën.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI