Flash

Prapaskena e zbuluar në Francë: Allegri i është propozuar Barcelonës për të zëvendësuar Xavi

Lapsi.al 11 March 2024
Prapaskena e zbuluar në Francë: Allegri i është propozuar
Massimiliano Allegri te Barcelona? Një e dhënë e rëndësishme, që vjen nga Franca, e afron trajnerin e Juventus, me një të ardhme ende për t'u vendosur, me klubin blaugrana. Katalanasit janë në kërkim të një trajneri për të marrë vendin e Xavi Hernandez, duke qenë se trajneri aktual blaugrana tashmë ka njoftuar se do të largohet në fund të sezonit. Sipas Santi Aouna, gazetari i FootMercato, emri i Max Allegri iu propozua drejtuesve të Barçës, gjë që megjithatë nuk i bind të gjithë brenda klubit. Nuk është rastësi që Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, u takua me Hansi Flick. Një shenjë se lista e preferencave, ku përfshihet edhe De Zerbi, është e gjitha në garë të plotë. Ish-trajneri i Bayern Munich dhe kombëtares gjermane është shumë i pëlqyer nga drejtuesit Blaugrana dhe është në majë të preferencave të Joan Laporta. Lexo më tej: Juventus i thyer në Napoli, Allegri: "Të vjen keq kur humb kështu. Problemi i të ardhmes nuk ekziston" “Nuk ka shumë trajnerë të nivelit të lartë në treg. Shumica janë nën kontratë, nuk ka shumë alternativa në dispozicion. Barça ka një stil që të gjithë e njohin edhe pse nuk ka një portret perfekt të trajnerit ideal. Kombësia e tij nuk ka rëndësi: ajo që ka rëndësi është cilësia, ambicia”, ka thënë së fundmi Deco, drejtor sportiv i klubit katalanas.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI