Flash

"Nuk ishte penallti, Egnatia e fitoi ndeshjen". Tetova akuza ndaj arbitrit, Fagu mbrohet: "Rezultat i drejtë"

Lapsi.al 10 March 2024
"Nuk ishte penallti, Egnatia e fitoi ndeshjen". Tetova akuza ndaj

“Patjetër që kam kontestime për penalltinë. Ekipi im e ka fituar ndeshjen. Nuk ishte rezultat i drejtë. Lojtari e ka prekur me dorë topin para se të hyjë në zonë. Edhe ndërhyrja e Hoxhallarit në pjesën e parë ishte penallti për ne". Edlir Tetova tani e ndjen presionin e afrimit të rivalëve, i ndalur për të 6 ndeshje radhazi. E kështu, tekniku i Egnatias shpërthen kundër arbitrit për penalltinë e akorduar në favor të Tiranës në minutën e 95' që i hoqi fitoren nga duart. "Edhe në qoftë se lojtari nuk e ka prekur topin me dorë, lojtari i Tiranës është lidhur te lojtari jonë. E di që është transmetuar ndeshja, por pamja nuk është e mirë".

Tetova është një lumë i fryrë dhe nuk ndal akuzat e tij për arbitrin e ndeshjes Florian Lata: "Më vjen keq për çunat e mi. Më vjen keq për djersën e atyre që derdhin në fushë, edhe të vijnë të ta heqin ndeshjen".

Pastaj për ndeshjen, ai sqaroi: "Kur një ekip rri te ½ e vetë, është shumë e vështirë të rrijë te linja e vetë. Në pjesën e dytë ndryshuam mënyrën e manovrës së presingut. Edhe ata e kishin përgatitur shumë mirë ndeshjen dhe nuk donin ta humbnin”, u shpreh Tetova.

FAGU: "BARAZIMI ISHTE REZULTATI MË I DREJTË"

“Ashtu si u zhvillua ndeshja ne kishim më shumë epërsi dhe nuk lamë shumë hapërsira, përveç momentit të golit. Ishte gabimi i vetëm në këtë ndeshje dhe u ndëshkuam. Nuk pashë një rënie fizike e kishim në kontroll ndeshjen. Një moment ishte ai dhe luanim kundër Egnatias që është në vendin e parë dhe ka kualitet. Barazimi ishte rezultati më i drejtë për mua". Erbim Fagu nuk ka fituar asnjë ndeshje që kur është ulur në pankinën e Tiranës, por vazhdon të presë kthesën e të tijve që nuk po vjen.

Lexo më tejVideo/ Tirana hap lojën për vendin e parë: penalltia e dyshimtë e Abazajt në të 97' i heq Egnatias fitoren

Sidoqoftë, një pikë kundër kryesuesve, për më tepër si erdhën gjërat, ngjan me shumë rëndësi: "Pishmanllëk vetëm 3 pikët, asgjë tjetër. Çunat kanë bërë maksimumin vetëm duhet të ishin pak më të qetë në momentin e fundit kur dilnin në zonën e Egnatias. Ditën e hënë ose të martën mund të kthehet Najdovski. Meta është në fazë rikuperimi dhe pjesa tjetër është ok”, e mbylli tekniku bardheblu.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI