Flash

"Dani Alves vetëvritet në burg!", vëllai i ish-mbrojtësit e mohon me një postim kontrovers

Lapsi.al 10 March 2024
"Dani Alves vetëvritet në burg!", vëllai i

Ditën e djeshme në rrjetet sociale qarkulloi lajmi i bujshëm se Dani Alves u vetëvra në burgun Brians 2 në Barcelonë. Vëllai i futbollistit brazilian ka shpejtuar të mohojë gjithçka dhe përmes Instagramit ka sulmuar gruan e përdhunuar.

VËLLAI I DANI ALVES MOHON GJITHÇKA

Ish-mbrojtësi i djathtë i Juventus, Barcelonës dhe PSG u dënua me 4 vjet e gjysmë burg për përdhunimin e një vajze në banjën e një klubi nate në Katalonjë. Ditën e djeshme qarkulloi lajmi i rremë për vetëvrasjen e tij në burg, të cilit vëllai i tij Ney iu përgjigj në Instagram: "Sa mizori kanë qeniet njerëzore. Tashmë e keni dënuar për fjalët e një gruaje që hyri në një banjë burrash për të bërë diçka që vetëm ajo e di. Ai tashmë është dënuar. A nuk mjafton kjo? Ai është në burg. Tani çmenduria është se ju dëshironi vdekjen e tij. Ju dëshironi të shihni vëllain tim të vdekur. Por çfarë mizorie është kjo?".

Lexo më tej: Neymar ndihmoi shokun, por akuzohet se favorizoi një përdhunues: ja çfarë ndodhi pas dënimit të Dani Alves

Një postim kontrovers që tërhoqi kritikat e ndjekësve të shumtë të cilët nuk mundën ta kapërcenin fyerjen ndaj vajzës së përdhunuar. Çështja gjyqësore nuk është mbyllur ende pasi avokatët e Dani Alves duan të apelojnë për të kërkuar lirimin. Ata thonë se marrëdhënia seksuale ka qenë konsensuale me denoncuesen.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI